9.5 C
Tiranë
Wednesday, March 18, 2026
spot_img

Belind Këlliçi: “Uji me piper dhe spray në fytyrë, policia provokoi protestuesit”

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar se është lënduar gjatë përpjekjeve të policisë për të shpërndarë protestuesit te Bashkia e Tiranës. Ai raportoi se forcat e rendit kanë përdorur ujë me piper dhe spray ndaj tij dhe disa protestuesve të tjerë.

Hodhën ujë me piper. Arsyeja e përplasjes ishte se një grua u palos në tokë dhe ne po i thonim shoferit të makinës së policisë që po hidhte ujin që të ndalonte. Aty më goditën mua dhe kryetaren e degës nr. 9. Na goditën policët me bombula spray në fytyrë. Nuk ishte aspak e nevojshme,” tha Këlliçi në një prononcim televiziv.

Deputeti gjithashtu theksoi se nuk kanë asgjë personale me forcat e policisë, por kërkuan që këto të qëndronin larg dhe të shmangnin provokimet. “Nuk kemi asgjë me policët, u kemi kërkuar vetëm që të qëndrojnë larg, por vetëm kanë provokuar,” përfundoi ai.

Incidenti ka rritur tensionet gjatë protestës, duke nxitur akuza nga opozita për përdorim të tepruar force nga policia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama: “Çmimet e naftës në Shqipëri janë rritur më moderuar krahasuar me tregjet globale”

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, ku diskutoi mbi pasojat e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe situatën në...

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të inteligjencës iranian, Esmaeil Khatib: “Roli i tij në...

0
Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë dhënë detaje të reja mbi sulmin e synuar në Teheran, i cili çoi në vdekjen e ministrit të...

Aksion në ARBK, zyrtarët merren në pyetje për keqpërdorim dhe falsifikim dokumentesh

0
Autoritetet në Kosovë kanë marrë në pyetje disa zyrtarë të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) të mërkurën, përfshirë ushtruesen e detyrës së kryeshefes,...

Rama: “Më mirë marzh fitimi më i ulët se bord për naftën në kurriz...

0
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me furnizuesit e naftës, duke theksuar se qëllimi kryesor është mbrojtja e konsumatorëve nga ndikimet e krizës...

Lufta për PS-në e Vlorës: “Kaso apo kandidat tjetër? Përplasja e madhe politike po...

0
Zgjedhjet për drejtimin e Partisë Socialiste në Vlorë po shndërrohen në një betejë të fortë mes fraksioneve të brendshme. Kryetari aktual, Klevis Kaso, mbështetet...