28 C
Tiranë
Sunday, June 28, 2026

Gazment Bardhi në Protestë: “Policia të ekzekutojë udhrat kundër kriminelëve, jo të rrethojë Opozitën”

Gjatë protestës në Sheshin “Willson”, deputeti Gazment Bardhi u përplas verbalisht me efektivët e policisë, duke i akuzuar për veprime të tepruara ndaj opozitës. Ai e kritikoi policinë për dhunë dhe për rrethimin e deputetëve të opozitës me forca speciale.

“Asnjë arsye as për të dhunuar, as për të rrethuar deputetë të opozitës me forca speciale. Ne nuk jemi kriminelë!” – deklaroi Bardhi.

Ai shtoi se forcat e rendit duhet të përqendrohen në kapjen e elementëve kriminalë në vend dhe jo në shtypjen e protestuesve. “Nëse ju keni forcë, ekzekutoni urdhërarrestet për bandën e Elbasanit, se keni kapur vetëm 5 nga 19. A ke forcë? Shko kap bandën e Elbasanit! Këta janë kundër popullit, qytetarëve dhe deputetëve të opozitës” – përfundoi Bardhi.

Fjalët e tij pasqyruan zhgënjimin e opozitës ndaj trajtimit të protestës dhe theksuan kërkesën për një qasje më të drejtë nga ana e institucioneve të sigurisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...