28.4 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Belsh: Arrestohet 49-vjeçari, akuzohet për vjedhjen e një automjeti me qira

Belsh – Policia ka vënë në pranga Leonidha Dervishin, 49 vjeç, banues në Belsh, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet të marrë me qira nga një shtetas tjetër.

Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Cërrik reaguan menjëherë pas kallëzimit të bërë nga pronari i automjetit. Pas veprimeve intensive hetimore dhe operacionale, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të dyshuar.

Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë së Elbasanit, ndërsa Dervishi do të përballet me akuzën “Vjedhja”.

Policia njofton se hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Nicolas Cage habit fansat me transformimin e papritur, shfaqet me flokë dhe mjekër tërësisht...

0
Nicolas Cage bëri që fotografët dhe fansat të kthenin kokën dy herë gjatë një prej daljeve të tij të rralla në tapetin e kuq,...

“Çfarë? Vërtet?”, Stallone zbulon si mësoi rastësisht për emërimin nga Trump: “Kjo nuk është...

0
Sylvester Stallone ka zbuluar një detaj të pazakontë rreth marrëdhënies së tij me presidentin amerikan Donald Trump, duke treguar se nuk kishte pranuar të...

“Pajisja nuk mjafton”, mjeku amerikan ngre pikëpyetje pas vdekjes së Giorgos Mazonakis gjatë plazmaferezës

0
Vdekja e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis gjatë një procedure plazmafereze ka tërhequr vëmendje edhe jashtë Greqisë, ndërsa rasti ka hapur diskutime mbi sigurinë e...

“Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare”, historiani britanik pas aktgjykimit të Hagës

0
Kosova duhet ta rishikojë raportin e saj me misionet ndërkombëtare pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës, tha historiani britanik James Pettifer, duke...

IA, klima dhe pasardhësi i Guterresit, çështjet që pritet të dominojnë Asamblenë e Përgjithshme...

0
Çështja e rregullimit të Inteligjencës Artificiale pritet të jetë një nga temat që do të shqyrtohen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila...