15.7 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Manja: 4.2 miliardë lekë dhe 75 hektarë tokë për kompensimin e pronarëve

Tiranë – Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ka njoftuar sot se gjatë periudhës janar–korrik 2025 janë ekzekutuar 5,846 dosje kompensimi, duke u shpërndarë qytetarëve 4.2 miliardë lekë dhe 75.65 hektarë tokë.

Në një postim në rrjetet sociale, Manja theksoi se Ministria e Drejtësisë vijon të jetë e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të pronarëve dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

“Jemi të vendosur të zbatojmë ligjin dhe të garantojmë drejtësinë për të gjithë qytetarët. Procesi i kompensimit të pronarëve do të vijojë me të njëjtin ritëm”, – shkruan Manja.

Sipas Ministrisë, kompensimet kanë përfshirë si shpërblime financiare, ashtu edhe kthim pronash, duke u dhënë zgjidhje mijëra qytetarëve që prej vitesh presin realizimin e të drejtave të tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...