15.5 C
Tiranë
Wednesday, December 10, 2025
spot_img

Sali Berisha refuzon SPAK: “Thirrja ndaj meje nuk është bërë sipas ligjit” – Prokuroria publikon të gjithë rrugën e dërgimit të fletëthirrjeve

Kryedemokrati Sali Berisha nuk u paraqit sot në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku ishte thirrur për t’u pyetur mbi ngjarjet e 21 janarit 2011, protestë e dhunshme përpara Kryeministrisë që la disa viktima.

Berisha deklaroi për median se thirrja ndaj tij “nuk është bërë sipas ligjit”, duke theksuar refuzimin e tij për t’u paraqitur.

Ndërkohë, SPAK publikoi për herë të parë të gjithë procedurën e thirrjes, duke sqaruar se Berisha ishte dërguar dy fletëthirrje në disa adresa:
• E para, më datë 3 nëntor 2025, në banesën e tij, për t’u paraqitur më 7 nëntor 2025, e cila u kthye mbrapsht me shënimin se “rojet janë autorizuar të mos marrin asnjë zarf”.
• E dyta, më datë 7 nëntor 2025, u dërgua në tre destinacione: banesë, Partia Demokratike dhe Kuvend, për t’u paraqitur më 14 nëntor 2025. Kjo fletëthirrje gjithashtu u refuzua, përfshirë edhe dorëzimin përmes stafit politik të PD-së në Kuvend.

Prokuroria sqaron se njoftimi për thirrjen i është dërguar gjithashtu edhe në emailin zyrtar të Berishës, [email protected], më datë 10 nëntor 2025.

Ngjarjet për të cilat Berisha është thirrur lidhen me protestën e 21 janarit 2011, kur para Kryeministrisë zhvillohej një tubim i dhunshëm që shkaktoi vdekje dhe plagosje të qytetarëve.

SPAK thekson se procedura është kryer në përputhje me ligjin, duke dokumentuar çdo hap të dërgimit të fletëthirrjeve, ndërsa Berisha ka zgjedhur të mos paraqitet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

”Vajzës nuk i kam thënë”, Fjolla Morina bëhet banorja më e re e Big...

0
Fjolla Morina iu bashkua shtëpisë së Big Brother VIP Kosova 4 mbrëmjen e së hënës, duke u bërë menjëherë qendra e vëmendjes së publikut...

85-vjeçarja rrëzohet aksidentalisht nga kati i tretë në Korçë, shpëtohet nga policia dhe zjarrfikësit

0
Një ngjarje e frikshme ndodhi sot në lagjen nr.18 të qytetit të Korçës, ku një 85-vjeçare ra aksidentalisht nga kati i tretë i pallatit...

Qentë blu të Çernobilit nuk janë efekt i rrezatimit, por “pasojë e sjelljeve jo...

0
Fotot e qenve me qime blu në zonën e përjashtimit të Çernobilit kanë shkaktuar spekulime se rrezatimi bërthamor mund të kishte ndryshuar ngjyrën e...

Biletat për Botërorin 2026 në SHBA, Kanada e Meksikë arrijnë çmimet rekord deri në...

0
Biletat për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, po tregojnë një trend të jashtëzakonshëm: disa prej tyre...

Skandal në Austri: Mjeku shkarkohet pas komentit për pacientin me obezitet “vetëm Auschwitz mund...

0
Horn, Austri – Një mjek u shkarkua nga Spitali Shtetëror Horn pasi bëri një koment të papranueshëm për një pacient me obezitet të rëndë,...