25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Berisha dhe grupi i Rithemelimit hyjnë në selinë e PD, ndërkohë Basha në zyrë

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe grupi i Rithemelimit kanë hyrë rreth orës 13:45 të së hënës në selinë e PD-së. Kujtojmë që edhe kryetari i PD, Lulzim Basha ndodhet në zyrën e tij në ambientet e selisë blu.

“Komisioni i Përkohshëm që u zgjodh në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike ka ardhur të vendoset në selinë e Partisë Demokratike. Ne po ngjitemi sipër“, tha Berisha për mediat teksa afrohej tek hyrja e godinës.

Lëvizja e Berishës dhe komisionit të Rithemelimit vjen dy ditë pas Kuvendit Kombëtar të PD thirrur nga ish kryeministri, ku u votua dhe miratua shkarkimi nga detyra i kryetarit të PD Lulzim Basha.

“Basha është i shkarkuar nga Kuvendi, por në respekt të anëtarësisë, ato do të shprehen për deputetin Basha. Komisioni ka aspektin e vet politik dhe burokratik, do t’i kombinojnë të dyja, me zyrën e Bashës nuk kemi punë, vijmë këtu për të bërë mbledhje dhe deputeti Basha deri në 18 duhet të reflektojë për vendimin e Kuvendit më të jashtëzakonshëm në historinë e Europës, ku triumfoi vullneti i anëtarëve.

Sot futem si njëri nga anëtarët e Komisionit të Rithemelit të PD, janë të gjithë të barabartë. Firma e turpit që padit në prokurorinë e tij dhe të Ramës, nuk ka akt më të padenjë”, vijoi deklaratën e tij Berisha për mediat pasi ishte futur në ambientet e PD.

Ndërkohë që në një tjetër sallë të selisë blu, kryetari Basha po zhvillonte një takim për raportimin e Grupit të Punës për zgjedhjet në FRPD.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...