34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha e Malltezi tjetër kërkesë të re për lirinë, shqyrtohet sot nga gjyqtarja Irena Gjoka

Sali Berisha dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të ndryshuar masat e sigurisë të vendosura nga GJKKO me kërkesë të SPAK. Ata tani janë drejtuar për herë të dhjetë në Gjykatën e Posaçme për të kërkuar zëvendësimin e këtyre masave me një më të lehtë, si detyrimi për tu paraqitur.

Avokatët e tyre argumentojnë se në këtë fazë të hetimit, nevojat për mbajtjen e tyre në masën e arrestit shtëpie janë zbutur, dhe për këtë arsye kërkojnë një masë më të lehtë. Gjyqtarja Irena Gjoka ka caktuar një seancë për të shqyrtuar kërkesat e tyre, të cilat do të zhvillohen sot në orën 13:00.

Berisha është akuzuar për korrupsion pasiv në bashkëpunim, ndërsa Malltezi për të njëjtën veprë penale, lidhur me privatizimin e ish kompleksit Partizani. Gjykata ka refuzuar më parë kërkesat e tyre për ndryshim të masave të sigurisë, ndërsa prokuroria e Posaçme ka kundërshtuar në të gjitha rastet, duke kërkuar vazhdimin e masave të rrepta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...