27.5 C
Tiranë
Thursday, August 27, 2026

Berisha: “Edi Rama njeriu që qëndron në krye të shkallares së turpit të vjedhjes së popullit shqiptar”

Kreu i PD-së Sali Berisha i ka kërkuar llogari kryeministrit Edi Rama për vjedhjet që sipas tij i ka bërë shqiptarëve.

Berisha tha se Rama luan me qindra milionë euro dhe se qëndron në krye të shkallares së turpit të vjedhjes së popullit shqiptar.

“Në këtë shesh disa oratorë folën dhe të cilësuan hajdut, por e vërteta është se nuk do doja kurrë të flisja nga kjo platformë për hajdutë dhe vjedhës, por më thuaj pak çfarë mund të them unë ty kur pallatet e Surrelit i ke ndërtuar kur ke pasur 3-4 mijë euro të deklaruara.

Ti lot me qindra, milionë. Edi Rama me firmat që ke vendosur për djegësat që shkojnë në 420 mln euro për shqiptarët së bashku me Agaçin dhe Ahmetajn, Veliun dhe Kokën keni përvetësuar gjer tani 120 mln euro. Këto ditë doli se nga 60 mln euro të dhëna për djegësit e Tiranës nuk është ndërtuar asgjë. Paratë kanë përfunduar të fshehura në kosto pensionistët të cilët nuk dinin asgjë se ekzistonin ato. Skandali i djegësva është më i madh, por po pak të mëdha janë paratë e transferuara të vjedhura nga ndërtimi i rrugëve. Edi Rama thuaju shqiptarëve si ka mundësi 7 km të autostradës Ibë-Farkë kanë kushtuar sa 10 km tunel i Kërrabës dhe 20 km i autostradës Tiranë-Elbasan. Kanë kushtuar pothuajse 2-fishi i kilometrit në tunel. Ku i çuat paratë si i vodhët ato. Janë të pafundme rastet që mund t’ia numëroj këtu, njeriut që qëndron në krye të shkallares së turpit të vjedhjes së popullit shqiptar”, deklaroi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...