32.6 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Berisha: “Edi Rama po pengon marrëveshjet e ekstradimit, është regjistruar duke folur me grupe kriminale”

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kryeministri Edi Rama është kapur në përgjime me grupet kriminale në vendin tonë.

Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama është ai që pengon marrëveshjen e ekstradimit me vendet e Beneluxit.

“Përgjimet janë një realitet. Kanë insistuar për ratifikimin e ekstradimet për në vendet e Beneluksit, sepse e sigurt është që telefonatat me atë lloj aparati telefonik, që Rama e të tjerë besonin se ishin të papërgjueshme, po deshifrohen nga grupe të vendeve europiane.

Edi Rama po pengon marrëveshjet e ekstradimit. Për cilat përgjimet bën fjalë Meta se di, për këta apo të Elbasanit ku Taulant Sharra është personazh kryesor, e unë dua të informoj publikun se të gjitha masat e marra për Gentjan Sharrës, mikut për kokë të Taulant Sharrës, çdo konfiskim është hequr, është kthyer shtëpia e çdo gjë tjetër, e madje Gentjan Sharra vazhdon aktivitetin në prokurimet publike që e ka pasion.

Qytetari dixhital informon se ka ndërhyrje direkt të Taulant Sharrës në këto afera. Nuk ka asgjë që të habitesh se Rama është regjistruar duke folur me grupe kriminale, pa asnjë diskutim që është duke folur e uroj që bisedat të publikohen sa më shpejt”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...