26.4 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Sali Berisha zbulon planin e opozitës për tu përballur me qeverinë: “Protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile”

Ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi planin e opozitës për tu përballur me kryeministrin Rama.

Këtë të premte, gjatë konferencës të përjavshme  me gazetarët, Berisha theksoi se skenari i vetëm është protesta dhe në rast nevoje do të ketë mosbindje civile.

Berisha deklaroi se kryeministri Rama po zbraz kasakadën e Drinit, me qëllim vendosjen në punë të gjeneratorëve të dëmshëm me naftë për prodhimin e energjisë.

Ai shtoi që kjo do të bëjë që të rritet çmimi, por që opozita dhe populli nuk do ta lejojnë pasi do të vërshojnë në rrugë në protesta masive.

“Edi Rama po zbraz digat në mënyrë që t’u thotë shqiptarëve që tani koston e energjisë e kam 390 lekë dhe unë do të rrisë çmimin. Por ju garantoj që populli do të derdhet e gjitha në rrugë dhe do t’i tregojë vendin që meriton. A i po zbraz digat që të fusë këta gjeneratorë që do marrë nga Bangladeshi, se nuk janë termocentrale. Këta e sulfurojnë Vlorën. Ndaj dhe unë jam këtu t’i qëndrojë përpara kësaj gjëje.

Skenari është protestë dhe në rast nevoje mosbindje civile. Ne e kemi shpallur Edi Ramën armik të shqiptarëve pasi ka grabitur votën e shqiptarëve dhe pastaj ka grabitur të gjitha institucionet në këtë vend. Ndaj dhe ai nuk mund të pranohet. Ne jemi në kushtet e një monizmi të plotë dhe do të dalim me çdo lloj çmimi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...