25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha iu përgjigjet kritikëve për protestat: “Nuk shkojmë te forca, dhuna nuk të sjell në objektivat që kërkon”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat pas mbledhjes së Kryesisë, tha se revolucioni paqësor nuk ka humbur ndonjëherë, por kërkon durim.

Duke iu përgjigjur kritikëve për “protestat paqësore”, Berisha tha se nuk duhet shkuar tek dhuna, pasi kjo do të thotë të marrësh pushtetin me dhunë.

“Duhet të vazhdojmë me persistencë absolute këtë revolucion. Në mënyrë kreative. Unë e di që çdo ditë do dëgjoni njerëz që ju thonë se pa dhunë, nuk përmbyset, nuk arrihet. Unë u them atyre, dhe ju do u thoni, se qëndresa është forcë. Dhuna nuk të sjell në objektivat që kërkon.
Ne jemi në hapat më fillestarë të mosbindjes civile, të shfrytëzimit të potencialit të jashtëzakonshëm që ka mosbindja civile. Nuk shkojmë te forca. Sepse të shkosh te forca, do të thotë të marrësh pushtetin me forcë. Që në këtë moment, kjo forcë asgjëson veten. Por përdorim çdo formë të mosbindjes civile”, u shpreh Berisha.

“Ju e shihni se si sillen në parlament. Kurrë parlamenti Linda-Rama nuk ka qenë në këtë situatë. Kurrë! Një grusht të zhveshur nga çdo moral politik, e trajtojnë parlamentin si një klub të neveritshëm, si një plaçkë të neveritshme. Bënë dje deklaratë që të më akuzonin mua si fajtor për sjelljet e shfrenuara të të tjerëve. Apo fajin e ka Saliu edhe këtu? Kjo ishte kulmore. Ja ku shkon degradimi. Duhet ta dini se aty nuk ishte vetëm Edi Rama, ishte edhe diçka tjetër.

 

 

Ndaj kërkoj tani që koalicioni PD-PS i grave që të faktonte se për shfrenimet e tyre, fajin e ka Berisha. E dhashë këtë shembull për të thënë se shikoni se në çfarë shkalle, këta kanë humbur çdo lloj logjike. Kanë humbur gjithçka dhe janë të aftë të thonë çdo gjë, të ndërmarrin çdo gjë.

Duhet të falenderojmë qytetarët për përgjegjësinë dhe pjesëmarrjen e tyre në protesta. Duhet të vazhdojmë. Revolucioni ka një dimension tjetër, po kaq të rëndësishëm, po kaq jetik: dimensionin elektoral. Sepse bëhet çdo gjë që të grabiten zgjedhjet, të plaçkiten zgjedhjet. Ne duhet të qëndrojmë ndaj çdo akti, ndaj çdo veprimi, ndaj çdo përpjekje të shkelmimit të ligjit të zgjedhjeve.

Ne nuk i bojkotojmë zgjedhjet. Përpjekja për të përjashtuar PD-në nga zgjedhjet është etapa e tretë e skenarit të të njëjtëve autorë. Por absolutisht do marrin përgjigjen e merituar. Sepse çdo vendim, përveç vendimit që është marrë, është i paligjshëm. Nuk ka asgjë më të paligjshme se shpallja palë e atij që nuk është palë.

Ne kemi vendimin e gjykatës, ata që duan të na përjashtojnë ne, do përballen me ne. Kjo është e gjitha. Demokratët nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga zgjedhjet, as të dorëzohen. Ky është revolucion. Unë e kuptoj se ky term ngjall debat. Por në rast se një vendi, me forca madhore, i shkatërrohet pluralizmi, si mund ta rivendosë ai? Ai është një akt kundërrevolucionar, ky është revolucion. Ai është grusht shteti kundër pluralizmit. Ne jemi në të drejtën tonë dhe ne i injorojmë këto. Marrim vetëm qëndrimet e parlamentit: a mund të veprohet në një parlament siç vepron Edi Rama me Lindën e tij kryetare?

Në mënyrën më të turpshme dhe të padenjë. Ndaj dhe ne rezistencën në parlament duhet ta shumëfishojmë. Nuk e dorëzojmë ne parlamentin. Nuk kemi autoritet për të dorëzuar parlamentin. Ne përfaqësojmë 750 mijë zgjedhës. Kështu që thashë të bëjmë këtë mbledhje, të përcaktojmë detyra më konkrete dhe të vazhdojmë betejën në të gjitha planet”, deklaroi ai më tej Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...