34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha kërkon një minutë heshtje në Kuvend për Muxhahedinin që humbi jetën pas aksionit policor

Ish-kryeministri Berisha gjatë fjalës ë tij në Kuvend ka kërkuar 1 minutë heshtje për muxhahedinin që ndërroi jetë nga përplasjet me policinë.

Kjo kërkesë nuk u respektua nga socialistët ku dhe filluan të kundërshtonin fjalën e tij, duk e akuzuar se po politizon këtë ngjarje.

Më tej Berisha ka hedhur akuza të rënda ndaj qeverisë dhe Policisë së Shteti, duke i akuzuar se janë ata që kanë vrarë një nga anëtarët e muxhahedinëve, pas përplasjes në kampin Ashraf3. Ai kërkoi gjithashtu dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Çuçit dhe theksoi se ky ishte një operacion i dështuar policor me pasoja të rënda.

“Qeveria amorale e këtij vendi vrau në strehë të vet një luftëtarë lirie. Ndihem sot muxhahedin më shumë se kurrë sepse aktakuza e djeshme është historia më e turpshme për një vend. Aktakuza kishte elementë të poshtërimit të shqiptarëve, si vasalë të Iranit!”, tha Berisha.

Nga ana tjetër kreu i grupit parlamentar Balla replikoi me Berishën duke e akuzuar se kërkon të përdorë ngjarjen. Ai tha se rendi i ditës nuk mund të ndryshohet pasi ka një procedurë.

“Ka një formë për paraqitjen e kërkesave për ndryshimin e rendit të ditës. Ky që bën….”, ka replikuar Balla.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...