24.4 C
Tiranë
Thursday, July 16, 2026

Berisha kundër Ramës: “Sulm ndaj drejtësisë, qytetarët zgjidhja për të shpëtuar Shqipërinë”

Tiranë – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas fjalës së kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS, duke e akuzuar atë për sulm të hapur ndaj drejtësisë dhe për përpjekje për të mbrojtur veten, familjen dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në një videomesazh të fortë, Berisha tha se Rama po manipulon opinionin publik duke përdorur integritetin e drejtueses së AKSHI-t si mburojë, ndërkohë që parlamentarët europianë kërkojnë heqjen e imunitetit dhe dërgimin para drejtësisë të Belinda Ballukut.

“Ky kryetar i organizatës kriminale vendosi veten në pallatin presidencial dhe rrethoi veten me 83 mandate të krimit, ndërsa fliste për integritet,” tha Berisha, duke akuzuar Ramën për përqendrimin e pushtetit dhe pengimin e reformës në drejtësi.

Lideri i opozitës bëri thirrje për mobilizim qytetar të shtunën në orën 18:00, duke e cilësuar këtë moment si vendimtar për të goditur “narkoregjimin” dhe krimin në qeveri, dhe nënvizoi se qytetarët janë zgjidhja për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo strukturë që, sipas tij, po e rrënon çdo ditë më shumë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“541 të dënuar dalin sot nga burgu”, nis zbatimi i amnistisë penale! Ja kush...

0
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë...

Po kalonte në vijat e bardha, makina e Policisë Bashkiake përplas 13-vjeçarin në Vlorë

0
Një aksident me pasojë plagosjen e një 13-vjeçari është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në qytetin e Vlorës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur...

“E punësuan dhe u boshatisi arkën brenda ditës”, si dyshohet se 5 mijë euro...

0
Ajo u prezantua si një grua në kërkim të një vendi pune, por sipas hetimeve, pas kërkesës për punësim fshihej një plan i mirëorganizuar...

“Nuk është tepër vonë, flisni me ne”, mister pas vdekjes së 28-vjeçarit shqiptar në...

0
Një 28-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në rrethana ende të paqarta në Britaninë e Madhe, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të...

“Nëse do të vdesim, do të vdesim bashkë”, rrëfimi tronditës i gruas që shpëtoi...

0
Svetlana Grković nuk e lëshoi për asnjë çast bashkëshortin e saj, Ljubiša Karović, në momentet më të frikshme të jetës së tyre. Teksa 61-vjeçari...