25.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha në Fushë Arrëz: “Frani këtu është miniaturë e Ramës”

Sali Berisha ka qenë sot në Fushë Arrëz, ku prezantoi kandidatin Hil Curri. Nga atje, ish-kryeministri denoncoi si nga çdo vend tjetër i Shqipërisë, vjedhjet që sipas tij kryeministri Edi Rama ka bërë ndaj shtetit shqiptar, por përmend këtu dhe ngrirjen e rrogave në 8 vite. Berisha tregon që nëse vjedh kryeministri vjedh i gjithë zinxhiri, kjo ndodh, shton ai, në pushtetin vendor dhe në drejtoritë e tij.

Berisha:

Frani këtu është miniaturë e Ramës. Të tillë janë këta. Pse po ikin shqiptarët sikur në këtë vend të kishte rënë kolera? Kaq pak të lidhur qenkan me familjet? Jo. Rama në 8 vite ngriu rrogat, por në kushte tregu çmimet u rritën, forcë në botë që të pengojë rritjen e çmimeve nuk ka, Qeveritë për të mbrojtur qytetarët rrisin rroga e pensione.

Vota më 14 maj është votë për veten tënde. Pse i ngriu rrogat, ç’bëri me paratë? Dyfishoi taksat. në 2022 ka mbledhur 5.8 mld euro nga taksat tuaja.

Kalimashi ka kushtuar 17 mln euro kilometri, tuneli i Kërrabës 14 mln euro kilometri, në Europë një kl rrugë është 2-3 milion.

Prokurojnë për së pari, për së dyti e më radhë. Nëse vjedh kryeministri vjedh i gjithë zinxhiri. Kjo ndodh në pushtetin vendor, në drejtoritë e tij.

Njerëzit nuk kanë alternativë vetëm se të ikin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...