23.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Berisha në takimin me deputetët, “Duhet të marrim çdo masë që askush që e kryen korrupsion, të mos shpëtojë deri në ditën e fundit të jetës së tyre”

Një tjetër propozim sipas Berishës që është refuzuar është denoncimi i genocidit serb në Kosovë, që sipas tij është refuzuar nga kryeministri Rama, të cilin e cilësoi si argat të Vuçiç.

Ndërkohë ai ka paralajmëruar se do të paraqesin edhe një rezolutë që denoncon genocidin në Lumë, në vitin 1913. Por gjatë kohës që rikujtonte ngjarjet makabre nga serbët, Berisha u shpreh se krimet monstruoze kanë ndodhur në vitin 2013. Më pas ai u korrigjua nga kolegët të cilët i rikujtuan se krimet kanë ndodhur në 1913.

Sali Berisha vijon sulmet ndaj kreut të qeverisë se ka vrarë opozitën shqiptare dhe insiston se s’mund t’i shpëtojë drejtësisë. Berisha thotë se do të insistojnë ngritjen e komisioneve për cështjen McGonigal. Po ashtu supozon se implikimi në gjobëvënie i Ramës arrin deri në 50 mln euro.
.
Pas lustracionit, Sali Berisha insiston që një tjetër ligj që duhet të shqyrtohet është parashkrimi i veprës penale që të mos përjashtohet korrupsioni dhe krimi i organizuar i kryer nga zyrtar të lartë si kryeministri, ministrat dhe organe të tjera të larta.

“Ligji tjetër, jashtëzakonisht i rëndësishëm që pret, është ligji i parashkrimit. Parashkrimi është një amnisti për hajdutët dhe kjo nuk mund të ekzistojë për zyrtarët e lartë. Qytetarët e tjerë le të gëzojnë këtë të drejtë, por zyrtarët e lartë nuk duhet ta gëzojnë në asnjë mënyrë.

Sepse siç e shihni, heqja e imunitetit ka zero efekt, kur tjetri ka kontroll total mbi drejtësinë. Ne duhet të marrim çdo masë që askush që e kryen korrupsion, të mos shpëtojë deri në ditën e fundit të jetës së tyre”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...