9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Berisha pas votimit për barazinë gjinore: “Parlamenti është thjesht formal, vendoset pa debat”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar jashtë Parlamentit pas miratimit të projektligjit për barazinë gjinore, i cili mori 77 vota pro.

Berisha kritikoi mënyrën e miratimit, duke theksuar se Parlamenti është kthyer në një institucion formal që nuk respekton rregullat bazë. Ai akuzoi mazhorancën për “instalim të ideologjisë postmarksiste”, që sipas tij është ideologjia më e rrezikshme e kohës:
“E vendosën pa debat, të tmerruar nga vota dhe qëndrimi i tyre. Faktikisht parlamenti është thjesht formal sepse nuk po respektohet asnjë nga rregullat bazë të tij. Ishte një moment ky për të debatuar gjerësisht për lirinë që i hap rrugën instalimit të ideologjisë postmarksiste… PD është e përcaktuar absolutisht kundër çdo diskriminimi gjinor dhe ka votuar një ligj ndër më të mirët që ekziston, kurse ligji i sotëm përmbys rendin juridik të Shqipërisë, kushtetutën e vendit, kodet e vendit dhe ligje të tjera,” deklaroi Berisha.

Ai theksoi se tani fjalën e kanë qytetarët shqiptarë, duke lënë të nënkuptohet se opozita do të vazhdojë të ndjekë këtë çështje në publik dhe politikisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...