27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Berisha për mbështetësit dhe protestën e Opozitës: “Të betuar për çdo sakrificë për lirinë dhe dinjitetin”

Sali Berisha ka falënderuar “pararendësit e betejës të 7 tetorit,” siç i quajti mbështetësit që e përkrahin përditë poshtë ballkonit të tij që prej 31 dhjetorit, kur ai u vu në arrest shtëpie. Gjatë një deklarate për protestën e opozitës të hënën, Berisha vuri theksin mbi vendosmërinë e demokratëve, duke thënë se ata janë të gatshëm për çdo sakrificë në mbrojtje të dinjitetit dhe votës së lirë.

Mirënjohjen më të pakufishme për ju, pararendësit e betejës të 7 tetorit. Pararendësit e marshit të demokratëve, opozitarëve dhe qytetarëve drejt fitores. 23 orë na ndajnë nga dita e fillimit të asaj beteje, ku çdo demokrat dhe opozitar vendos i betuar, i gatshëm për çdo sakrificë për dinjitetin e tij dhe të shqiptarëve,” u shpreh Berisha.

Në vazhdim, ai u ndal te kritikat e ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama dhe regjimit të tij, duke e quajtur një regjim të bazuar në krim, drogë dhe vjedhje. Berisha e akuzoi Ramën dhe qeverinë e tij për përçmim dhe diskriminim të popullit opozitar, duke e përshkruar si një sulm të hapur kundër qytetarëve që kërkojnë liri dhe demokraci.

Populli opozitar, një popull fisnik dhe atdhetar, është përballur këto vite me një regjim që e ka trajtuar me përçmim, duke e diskriminuar dhe duke e detyruar të largohet nga vendi. Krimi, droga dhe hajnia kanë shndërruar procesin zgjedhor në një farsë, ku vota shndërrohet në krim dhe vjedhje të qytetarëve,” përfundoi Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...