26.5 C
Tiranë
Saturday, September 21, 2024
spot_img

Berisha publikon denoncimin : Treçereku i studentëve të magjistraturës punonjës të administratës shtetërore

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale, ku thotë se shumica e studentëve të magjistraturës, janë punonjës në institucione shtetërore.

Në denoncimin e publikuar nga Berisha thuhet se 3/4 e personave që kishin kaluar fazën e parë ishin punonjës të administratës shtetërore, të rekrutuar rishtazi.

“Shkolla e Magjistratures shnderrohet ne shkollen e partise socialiste.

Mbi 75% e te pranuarve se fundmi ne kete shkolle jane punonjes te administrates qeveritare publike te rekrutuar pas vitit 2017. Shume prej tyre jane freshist te institutit Rama-Tahiri, ‘Qemal Stafa’

Vazhdon me sukses reforma e shnderrimit te gjyqesorit ne dege te ekzekutivit.

Ketu me poshte keni denoncimin e qytetarit dixhital dhe listen e magjistrateve te derguar nga organet e ekzekutivit dhe ndermarrjet e qeverise ne Shkollen e Magjistratures tashme ne saje te reformes shnderruar ne Shkollen e Narko-Partise. sb

Pershendetje doktor, Pikerisht sot u bera kurioze dhe po shihja kush ishin 131 personat qe kishin kaluar fazen e pare dhe dje bene provimi e fazes se dyte. Trecereku ishin po punonjes administrate te rekrutuar rishtazi!

Dhe kjo liste qe ju kane cuar qenka shume interesante… sepse tregon qe e fitojne ata qe jane rekrutuar nga partia (dihet sa “kollaj” eshte te punesoheh neper AShK, apo ne ministri).

Per keta qe jane nga ministria e drejtesise, e di shume mire qe pas 2017 jane punesuar si operatore me kontrate qe i solli Etilda nga Fresh-i. Praktikante pa ndonje aftesi te vecante, nivel me i ulet se mesatari!

Cudi si kane penetruar kaq shume!

Ketu me posht keni listen e te perzgjedhurve te Partise per shkollen e magjistratures

Hb Sistemi i Drejtësisë ka nevojë për prokurorë e gjyqtarë të rinj, për shkak se shumë i ka larguar vetingu. Sot përfundoi provimi rekrutues në Shkollën e Magjistraturës nga ku do dalin 80 gjyqtarë e prokurorë.

Në tre vitet e fundit janë rekrutuar 176 magjistratë gjyqtarë e prokurorë, të cilët janë gati të zëvendësojnë ata që ikën. Të dhënat hedhin dritë mbi një fakt që tërheq vëmendje: gati gjysma e tyre vijnë nga administrata shtetërore e viteve të

fundit. Punonjës të shtetit, me pozicione në administratën qendrore ose lokale, janë brezi i ri i Reformës në Drejtësi, ata që do zëvendësojnë të “vetinguarit”. Janë ata që kaluan filtrat e rreptë të Shkollës së Magjistraturës. Fillimisht, u rekrutuan nga administrata shtetërore dhe pasi studiuan e punuan njëkohësisht, sot do jenë drejtësia e re.

Shumë magjistratë vijnë nga ministritë. Të tjerë nga institucionet në varësi të ministrive apo kryeministrisë. Institucionet që kanë trajtuar çështjet e pronësisë dhe pushteti vendor mbajnë numrin më të madh. Disa magjistratë janë rekrutuar prej ndërmarrjeve me kapital shtetëror nga pozicione të mirëpaguara”, thuhet mes të tjerave në denoncimin e publikuar nga Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT