32.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Berisha: “Qëndrestarët e rrugicës së shpresës, herojtë e vërtetë të demokracisë”

Në një fjalim të mbajtur nga selia e PD-së, lideri i opozitës, Sali Berisha, falënderoi qëndrestarët e “Rrugicës së Shpresës” dhe theksoi rëndësinë e qëndrueshmërisë dhe sakrificës në mbrojtjen e të vërtetës. Berisha u shpreh se ky është një moment historik për opozitën shqiptare dhe se 333 ditët e qëndresës ishin një periudhë e vështirë, por që solli një forcë të madhe për të sfiduar regjimin aktual.

Ai kujtoi se numri 333 ka një kuptim të thellë biblik, duke simbolizuar përsosmërinë dhe shërbimin ndaj të vërtetës. “Në librat e shenjtë, 333 është numri i shenjtë që lidh Atin, Të Birin dhe Shenjtin,” tha Berisha, duke theksuar se askush nuk e meriton më shumë këtë numër se ata që kanë qëndruar dhe luftuar për vërtetësinë.

Në vijim, Berisha u shpreh me mirënjohje për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, dhe deputetin Ervin Salianji, të cilët qëndruan të palëkundur përballë diktaturës së bandave dhe krimit, dhe për të gjithë ata që ishin me opozitën çdo natë gjatë këtyre 333 ditëve. Ai theksoi se opozita shqiptare, si asnjëherë më parë, kishte marrë goditjen më të rëndë në historinë e saj gjatë vitit të kaluar, ku, siç e cilësoi ai, Edi Rama dhe mafia ndërkombëtare i dhunuan të drejtat dhe lirite e opozitës.

Berisha theksoi se arrestimi i tij, i ndodhur pa asnjë provë, ishte një akt i shëmtuar që shkelte kushtetutën dhe ligjin. “Përballë këtij terrori, Edi Rama tentoi të terrorizonte jo vetëm opozitarët, por çdo shqiptar. Ky akt ishte një fushatë frike dhe një përpjekje për të zhytur Shqipërinë në një atmosferë frike dhe paniku,” tha Berisha.

Lideri i opozitës foli gjithashtu për momentin dramatik të 2 janarit, kur vetëm dy ditë pas arrestimit të tij, doli në ballkon dhe dëgjoi brohorimat e qëndrestarëve. “Aty e kuptova se nuk kishte asnjë gjë që mund të trembte shqiptarët. Populli shqiptar, populli opozitar, ishte i palëkundur dhe i fortë,” tha Berisha. Ai shprehu bindjen se ky moment solli një ngjarje të jashtëzakonshme, duke parandaluar Shqipërinë të kthehej në një “republikë frike”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...