14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Berisha shprehet se antarët e PD-së janë gati që të bëjnë beteja për rrëzimin e regjimit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, i zgjedhur pas procesit të organizuar nga Rithemelimi, ka mbajtur një fjalim me tone të forta në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar.

Berisha tha se anëtarët e PD-së janë gati që të bëjnë beteja për rrëzimin e regjimit, dhe drejtuesit e kësaj force politike duhet të kenë qëllim kryesor që ti udhëheqin ata drejt këtyre betejave.

“Protagonizmi, të kënaqurit me karrigen, është sëmundja e dytë e opozitës, ne kemi një post, dhe nuk bëjmë asgjë. Për të mos qenë opozitë profesioniste, ka vetëm një antidot, një pyetje që duhet ti shtrojmë vetes ne të gjithë drejtuesit: Çfarë do të bëjmë ne kundër këtij regjimi, një betejë e paparë ndonjëherë është jetike për rrëzimin e këtij regjimi.

Nuk ka vend në Europë, përveç Bjellorusisë dhe Rusisë, që të drejtat e njeriut të dhunohen më shumë se kaq. Duhet të shtrojmë çdo ditë pyetje vetes, ky është qëndresa jonë, kush është qëllimi ynë? Duhet të hedhim poshtë qëndrimet apatike që ka mbajtur PD deri tani. Pse u Rithemelua PD, që kjo parti të ishte parti e interesit kombëtar, që shkelmohet çdo ditë nga Edi Rama.

A mund të imagjonohet që Tirana të shndërrohet në Beogradin dhe në Moskën e vogël, 42 mijë anëtarë të PD presin nga ne që të kundërshtojmë politikën antikombëtare të Edi Ramës, ata janë të gatshëm për beteja, ata presin vetëm udhëheqjen tuaj. Anëtarët dhe anëtaret tona ndjejnë dhimbje të madhe dhe dëshpërim të thellë, kur shohin kombin e tyre që të shpërbëhet çdo ditë, dhe të braktiset nga shqiptarët.

Pas çdo vendimi qëndron një vjedhje, qëndron një plaçkitje, ndërkohë që shqiptarët shiten në varfëri. Ti shkurtojmë ditët kësaj qeverie, pa asnjë kompleks. Është e vërtetë që ka para të pafundme krimi, është e vërtetë që komisariatet e policisë rrahin njerëz në rrugë, por ka një të vërtetë më të madhe, që ky regjim është: kalbësirë, kalbësirë, kalbësirë!”, tha Berisha në mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...