9.5 C
Tiranë
Friday, March 13, 2026
spot_img

Berisha sulmon Ministrat e Qeverisë Rama: “Sillen si badigardët e Gadafit, nuk ka asnjë program për gratë”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vazhdoi takimet elektorale të tij, ndryshe nga Partia Socialiste, e cila anuloi aktivitetet për shkak të shpalljes së ditës së zisë kombëtare në nder të Papa Françeskut. Pas një minute heshtje për nder të Papa Françeskut, Berisha mori pjesë në një konferencë me gratë, ku e shfrytëzoi mundësinë për të sulmuar ministrat e qeverisë Rama.

Berisha i krahasoi ato me “badigardët e Gadafit” dhe akuzoi se ministrat nuk kanë paraqitur asnjë program për mbështetje të grave dhe vajzave në Shqipëri. Ai theksoi se, pavarësisht emërimit të një numri të madh grash ministre në kabinetin e Edi Ramës, asnjë masë e rëndësishme nuk është ndërmarrë për të mbrojtur dhe promovuar të drejtat e grave.

“Është e vërtetë se Edi Rama emëroi ministre me shumicë në kabinetin e tij dhe ju e dini, unë u ngrita në parlament dhe e përgëzova me sinqeritet. Por çfarë mund të them unë pas 4 vitesh? 4 vite, në mënyrë absolute, nuk kanë shtruar një çështje të vetme në promovim, në favor, në mbrojtje të grave dhe vajzave në Shqipëri. Asnjë”, tha Berisha.

Ai përmendi një moment kur qeveria shqiptare mori një grant prej 60 milionë eurosh nga qeveria franceze, dedikuar mbështetjes së grave, por Berisha akuzoi se qeveria nuk ka përdorur asnjë fond të këtij granti. Sipas tij, edhe kur propozoi të shtoheshin fondet për këtë program, u refuzua.

“U ngrita dhe propozova që t’i shtojmë edhe ne, t’i bëjmë 100 milionë dhe ky është një shans për të ndihmuar vajzat dhe gratë. Absolutisht jo. I trupëzuan në buxhet dhe nuk lanë asnjë qindarkë. Dhe të gjithë ato zonja ishin aty dhe nuk folën. U bë e famshme ajo që u thashë se ju silleni si badigardet e Gadafit, të cilat i thurnin lavdi Gadafit”, tha Berisha, duke shtuar se ky është një lloj mizoginie që ndalon zhvillimin dhe mbështetjen e grave dhe vajzave në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Cakrani për Leskajn: “Ai është shkaktari i situatës ku ndodhet sot PD në Vlorë”

0
Armando Cakrani, i cili kishte njoftuar më parë kandidimin për kryetar të Degës së Partisë Demokratike në Vlorë, ka bërë të ditur se tërhiqet...

“PD në Vlorë ka nevojë për bashkim” – Darling Banushaj shpall kandidaturën për kryetar...

0
Darling Banushaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Partisë Demokratike, Dega Vlorë, duke theksuar nevojën për bashkim dhe një drejtim të...

“Partneriteti me SHBA, kyç për sigurinë” – Hoxha takim me Nancy VanHorn, fokus NATO...

0
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka zhvilluar një takim me të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

“Banesa të blinduara dhe kamera kudo” – Klodiana Lala zbardh detaje nga goditja e...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje të reja lidhur me operacionin e SPAK kundër grupit kriminal të drejtuar nga Inez Hajrulla në Vlorë, duke...

“Sofra e iftarit bashkon të gjitha besimet” – Rama dhe bashkëshortja shtrojnë iftar në...

0
Në muajin e shenjtë të Ramazanit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda Rama kanë shtruar mbrëmjen e djeshme një iftar për besimtarët. Përmes...