33.9 C
Tiranë
Thursday, August 13, 2026

Arrestohet 28-vjeçari që ndihmoi autorin e dhunimit të punonjëses së OSHEE-së të arratisej

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar, i cili akuzohet për ndihmën që i dha autorit të dhunimit të një punonjësje të OSHEE-së, ngjarje e cila ndodhi më 25 prill në rrugën “Artan Lenja”. Ky person, identifikuar si L. M., dyshohet se ka ndihmuar shtetasin J. S., i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme, për të larguar autorin e ngjarjes, S. C., nga vendi i incidentit.

Në një njoftim të shpërndarë nga Policia e Tiranës, bëhet e ditur se vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe kapjen e autorit të dytë, S. C., 38 vjeç. Dhuna ndaj punonjëses së OSHEE-së u realizua me sende të forta, dhe si pasojë e kësaj ngjarjeje, punonjësja mbeti e dëmtuar.

Hetimet janë ende në vazhdim, dhe materialet përkatëse janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Moti ndryshon, temperaturat zbresin me 2-3°C/ Ja si do të jetë moti këtë të...

0
Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike përgjithësisht të qëndrueshme gjatë ditës së enjte, megjithatë priten vranësira dhe reshje të izoluara...

700 milionë lekë të përvetësuara në Postën e Durrësit/ Apeli lë në burg ish-drejtoreshën...

0
Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, ish-drejtoreshën e Postës së...

“Ja kemi kaluar Europës me çmimet, por krahasohemi me vendet më të varfra për...

0
Rritja e kostos së jetesës është kthyer në një shqetësim madhor për familjet shqiptare, ndërsa çmimet e ushqimeve, strehimit dhe transportit vijojnë të rëndojnë...

“Fole” droge në Potam, arrestohet pronari i lokalit të natës dhe banakieri, sekuestrohen 145...

0
Një lokal nate në zonën e Potamit në Himarë dyshohet se ishte kthyer në një pikë të shitjes së lëndëve narkotike. Policia ka finalizuar...

“Nuk ka asnjë provë”/ Prokuroria urdhëron lirimin e Ervis Allës, ja pse u konsiderua...

0
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e menjëhershëm të Ervis Allës, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për vendosjen e një sasie eksplozivi...