25.3 C
Tiranë
Sunday, September 27, 2026

Berisha sulmon Ramën: “Ia grabiti mandatin Belerit, përdori nacionalizmin për të mbuluar plaçkitjen”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shpërthyer me akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama lidhur me çështjen e mandatin të Fredi Belerit në Himarë. Nga një deklaratë publike e mbajtur pas një vizite në jug të vendit, Berisha akuzoi Ramën për shkelje të Kushtetutës dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke e cilësuar si një akt të pastër të grabitjes politike të votës.

“Po vij nga Himara. A e patë çfarë ndodhi? Ia mori mandatin Fredi Belerit dhe u struk në shtrofullën e fundit të horrave,” – tha Berisha, duke e akuzuar kryeministrin se po përdor kartën e nacionalizmit për të justifikuar veprimet e tij.

Sipas Berishës, Rama ka dashur të shmangë marrjen e disa pronave në zonat e Gjipesë dhe Manastirit të Skutarasë, duke e penguar Belerin të marrë detyrën përmes një skenari të mirëmenduar politik. “Përdor nacionalizmin, i çoi marrëdhëniet në thikë e pikë… ai, ato toka që ke plaçkit në Gjipe dhe në Manastirit të Skutarasë nuk do t’i merrje kurrë se nuk janë të tuat,” u shpreh Berisha.

Ai shkoi më tej duke ironizuar prejardhjen e kryeministrit: “Vetë ata të tutë e kanë lënë me dokumente, kanë patur vetëm 5 dhi e 4 dele. S’kanë patur asnjë tjetër. Kanë qenë më të varfrit e asaj zone.”

Deklarata e Berishës vjen në një kohë kur çështja e Fredi Belerit ka marrë përmasa ndërkombëtare, veçanërisht pas reagimeve nga qeveria greke dhe institucione europiane që kanë shprehur shqetësime për respektimin e të drejtave të njeriut dhe të votës së lirë në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 27 Shtator 2026

0
♈ Dashi Do të ndjesh më shumë energji dhe dëshirë për të vepruar. Në dashuri, një takim ose bisedë mund të sjellë një kthesë interesante. ♉...

Parashikimi I motit, e Diel, 27 Shtator 2026

0
Pas një periudhe me reshje dhe temperatura më të ulëta, e diela, 27 shtator 2026, pritet të sjellë një përmirësim të dukshëm të motit...

Fundi i shtatorit sjell surpriza në dashuri, 3 shenja mund të marrin mesazh nga...

0
Fundi i shtatorit sjell një atmosferë të veçantë astrologjike për çështjet e zemrës. Me Venusin në Akrep dhe Mërkurin në Peshore, komunikimi, emocionet dhe...

Media rumune ngre pretendimet për lidhjet Hyseni-Coldea: “Do të kishin ndarë edhe të njëjtën...

0
Media rumune “Realitatea PLUS” ka publikuar një artikull ku ngre pretendime për lidhje mes ish-drejtores së SHISH, Vlora Hyseni, dhe Florian Coldeas, ish-zëvendësdrejtorit të...

Operacioni “Muri i Lartë”, arrestohet në Shkodër 50-vjeçari i dyshuar për trafik droge, në...

0
Policia e Shtetit, në bashkëpunim me BKH-në dhe nën drejtimin e SPAK, ka finalizuar operacionin e koduar “Muri i Lartë”, në kuadër të një...