23.3 C
Tiranë
Tuesday, June 23, 2026

Berisha thirrje NATO-s: “Të ndihmojnë Shqipërinë për të kapërcyer këtë agresion, duke shqyrtuar situatën e sistemeve dixhitale”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në një komunikim për mediat i ka bërë thirrje NATO-s të ndihmojë Shqipërinë në lidhje me sulmet kibernetike të Iranit.

“Shtoj këtu se për këto akte të shtrira në vite, në Shqipëri nuk ka asnjë të dënuar, asnjë të burgosur, ndonëse përbënin dhunim të rëndë të ligjeve të vendit. Dënoj me forcën më të madhe tenderat korruptive të ndërtimit dhe mbrojtje së këtyre sistemeve, përpjekje për të ndërhyrë sistemet në Kosovë, por mbrojtja e tyre ka qenë e shkëlqyer se s’ka lejuar penetrimin e këtyre në sistem.

Sepse 200 mln euro të shpenzuara në Shqipëri përfunduan në xhepat e gjeliqeve, baxhanakëve me shokë dhe s’kanë përfunduar te teknologjia mbrojtëse dixhitale. Përpjekjet për të fajësuar kompaninë amerikane, janë përpjekje për të mbuluar vjedhjet që kanë bërë. I bëj thirrje NATO-s, SHBA, me një ekip të gjithëanësh, me specialistë të fushave të ndryshme, të ndihmojnë Shqipërinë për të kapërcyer këtë agresion, duke shqyrtuar situatën e sistemeve dixhitale në Shqipëri. Dënoj gjithashtu përdorimin e sistemeve kundër sistemeve të Kosovës.”, tha Berisha.

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të qëndrojë në burg”, Gjykata lë në qeli 40-vjeçarin e dyshuar si bashkëpunëtor...

0
40-vjeçari Besnik Koldreu, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e çiftit të bashkëshortëve Kreshnik dhe Gentjana Mujeci më 26 prill në fshatin Balldren të...

“E gdhijnë para kryeministrisë”, protesta vijon natën në Tiranë, lexohet kërkesa për dorëheqje dhe...

0
Rreth 10 protestues kanë kaluar natën përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë, duke vijuar qëndrimin e tyre në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Të ulur në...

“Unë jam miku, jo armiku yt”, Rama reagon gjatë për protestat: “Protestuesi është i...

0
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar sërish për protestat që po zhvillohen në kryeqytet, duke publikuar një status të gjatë në rrjetet sociale,...

Tragjedi në Francë, dy fëmijë 2 dhe 4 vjeç gjenden të pajetë brenda një...

0
Një ngjarje tragjike ka tronditur jugun e Francës, ku dy fëmijë të moshës 2 dhe 4 vjeç janë gjetur të pajetë brenda një automjeti,...

“Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me këtë protestë”, Enver Dugolli i përgjigjet Ramës:...

0
Lëvizja Vetëvendosje ka mohuar përfshirjen e saj si subjekt politik në protestat që po zhvillohen prej ditësh në Shqipëri, duke theksuar se mbështetja e...