8.5 C
Tiranë
Saturday, February 28, 2026
spot_img

Berisha uron 35-vjetorin e “Rilindja Demokratike”: “Festa e fjalës së lirë dhe e pluralizmit”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar sot 35-vjetorin e gazetës “Rilindja Demokratike”, duke e vlerësuar si një nga simbolet e pluralizmit dhe të lirisë së fjalës në Shqipëri.

Në një mesazh për shtyp, Berisha theksoi rëndësinë historike të gazetës dhe të rolit të saj në mbrojtjen e demokracisë: “Në trashëgiminë tonë të lirisë, sot ne kremtojmë një datë ndër më të shënuarat, 35-vjetorin e botimit të gazetës së parë opozitare pas 45 vitesh monizëm total. Kjo nuk është festa e një gazete, është festa e pluralizmit të mendimit, e fjalës së lirë dhe e jetës me dinjitet”.

Ai kritikoi ashpër mediat e kontrolluara nga qeveria, që sipas tij shërbejnë si instrument i krimit dhe i organizatave kriminale, duke manipuluar publikun dhe glorifikuar të keqen. “Kurrë më parë kartelet e drogës dhe organizatat kriminale nuk kanë pasur kaq ndikim në mediat shqiptare. Por sot ka edhe gazetarë të guximshëm që, shpesh pa pagë, luftojnë për të treguar të vërtetën dhe për të hetuar krimet e regjimit”, shtoi Berisha.

Ai garantoi se programi i Partisë Demokratike bazohet mbi mbrojtjen e lirisë së fjalës, të mendimit dhe të dinjitetit të gazetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tabaku paralajmëron: “Integrimi i pjesshëm në BE rrezikon të kthejë Shqipërinë në periferinë e...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka theksuar sot se Shqipëria nuk duhet të pranojë një integrim të pjesshëm në Bashkimin Europian që shmang...

Tensione dhe debate të ashpra në Këshillin Bashkiak të Vlorës: “Bandë krimi dhe vjedhjesh...

0
Në ditën e dytë të mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Vlorës, e cila u shty një ditë më parë për mungesë kuorumi, diskutimet vijuan...

Vjosa Osmani mbështet sulmet e SHBA-së ndaj Iranit: “Ka ardhur ora e lirisë për...

0
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar të shtunën përmes platformës X se mbështet veprimet ushtarake të Shteteve të Bashkuara kundër Iranit, duke theksuar...

Dashuria për veten: themeli i shërimit emocional dhe i vetëvlerësimit

0
Nga një këndvështrim psikologjik, dashuria për veten nuk është thjesht një ide romantike, por një proces i brendshëm që fuqizon individin të ecë përpara,...

Si të lehtësoni fryrjen e barkut me bimë mjekësore dhe të shmangni ushqimet problematike

0
Fryrja e barkut mund të shkaktojë parehati dhe të bëjë që belit t’i duket më i madh se zakonisht. Nëse kjo ndodh shpesh dhe...