27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha për arrestimin e Maduros: “Një fitore për ligjin ndërkombëtar”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, komentoi ashpër arrestimin e presidentit venezuelas Nicolás Maduro, duke e cilësuar si një moment historik dhe një fitore për sundimin e ligjit ndërkombëtar.

Në foltoren përpara Kryeministrisë, Berisha e krahasoi vitin 2026 me periudhën e rrëzimit të diktaturave komuniste dhe theksoi se sot format më të përhapura të autoritarizmit janë “narko-diktaturat dhe autokracitë elektorale”. “Sot, falë Zotit, ushtria amerikane dhe qeveria e Shteteve të Bashkuara, në një nga operacionet më të përsosura në histori, arrestuan dhe nxorën para gjyqit Ramaduron e Venezuelës, apo Maduron e Venezuelës”, tha ai.

Berisha kritikoi mediat shqiptare, të cilat sipas tij po e paraqesin arrestimin si shkelje të sovranitetit, duke argumentuar se dhunuesit më të mëdhenj të ligjit dhe sovranitetit janë diktatorët dhe regjimet autoritare. Ai shtoi se nuk mund të ketë sovranitet të vërtetë aty ku zgjedhjet shndërrohen në farsë elektorale dhe se çdo narko-diktator që manipulon zgjedhjet nuk meriton të qëndrojë në pushtet.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...