13.5 C
Tiranë
Saturday, April 18, 2026
spot_img

Berisha uron 35-vjetorin e “Rilindja Demokratike”: “Festa e fjalës së lirë dhe e pluralizmit”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar sot 35-vjetorin e gazetës “Rilindja Demokratike”, duke e vlerësuar si një nga simbolet e pluralizmit dhe të lirisë së fjalës në Shqipëri.

Në një mesazh për shtyp, Berisha theksoi rëndësinë historike të gazetës dhe të rolit të saj në mbrojtjen e demokracisë: “Në trashëgiminë tonë të lirisë, sot ne kremtojmë një datë ndër më të shënuarat, 35-vjetorin e botimit të gazetës së parë opozitare pas 45 vitesh monizëm total. Kjo nuk është festa e një gazete, është festa e pluralizmit të mendimit, e fjalës së lirë dhe e jetës me dinjitet”.

Ai kritikoi ashpër mediat e kontrolluara nga qeveria, që sipas tij shërbejnë si instrument i krimit dhe i organizatave kriminale, duke manipuluar publikun dhe glorifikuar të keqen. “Kurrë më parë kartelet e drogës dhe organizatat kriminale nuk kanë pasur kaq ndikim në mediat shqiptare. Por sot ka edhe gazetarë të guximshëm që, shpesh pa pagë, luftojnë për të treguar të vërtetën dhe për të hetuar krimet e regjimit”, shtoi Berisha.

Ai garantoi se programi i Partisë Demokratike bazohet mbi mbrojtjen e lirisë së fjalës, të mendimit dhe të dinjitetit të gazetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte, 17 Prill 2026

0
♈ Dashi Je më i qetë dhe më i kthjellët. Ditë e mirë për të përfunduar çështje të mbetura dhe për të mos u nxituar. ♉...

Parashikimi i motit, e Premte, 17 Prill 2026

0
Më 17 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe pranveror, me kushte të favorshme në pjesën më të madhe të vendit. Gjatë...

“Je gjobaxhi, po manipulon publikun”, Shehaj dhe Balla debatojnë ashpër për ambasadorin e ri...

0
Një debat i tensionuar është regjistruar në Kuvend mes deputetit të partisë “Mundësia” dhe kreut të Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ku në...

Hetim: Lidhje të dyshuara mes bordit të JET Bank dhe rrjeteve ndërkombëtare të mashtrimit...

0
Një hetim i publikuar nga “Pamfleti” ngre dyshime serioze mbi Oliver Hemmer, anëtar i bordit të JET Bank, banka e parë dixhitale në Shqipëri...

‘Atë gishtin fute ku të duash’, Lela largohet nga studio pas debatit me Grida...

0
Drejtori i Komunikimit në Partinë Demokratike, Alfred Lela, është larguar nga studio e emisionit “Top Story” pas një përplasjeje të drejtpërdrejtë me moderatoren dhe...