27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha: “Vllau i Vuçiç jashtë stadiumi!Rama , mbrëmë donte të braktiste stadiumin, sot…!”

Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar sot sjellen e kryeministrit Edi Rama gjatë ndeshjes Shqipëri -Çeki, duke e akuzuar se sjellja e tij ka treguar haptazi se Rama është vëllai i Vuçiç, i cili dje nuk mbeshteti dje kombetaren gjate ndeshjes dhe sot kerkon te marri meritat e golashenuesve.
Berisha:
Mbrëmë donte të braktiste stadiumin, sot kërkon të përvetësojë suksesin!
Miq, pavarësisht se u bë vrer dhe sterr i zi në llozhë, kur pa parullën e mallkimit në legjenda të tifozëve Kuq e Zi si përçarës i kombit, Rama po përpiqet sot me lëpirësit dhe propagandën e tij të neveritshme të marrë meritat e ekipit, golshënuesve, kapitenit, Sylvinhos dhe FSHF , drejtuesit të saj Armand Duka dhe tifozëve kuqezi për rezultatin epik, në superndeshjen e djeshme dhe ngjitjen mrekullueshme të futbollit tonë. Me këto përpjekje sa qesharake aq dhe primitive Rama pasi dështoi me shkatërrimin e tifozve kuq e zi, të cilët e urrejnë Ramën si argat të Beogradit, pasi dështoi të kapte FSHF për të zëvendesuar Duken me Olsin dhe kthyer
kështu FSHF në një klub mafioz të familjes së tij, kërkon të hiqet si gjoja njeriu që solli suksesin!
Në fakt pa dështimet e përpjejkeve të liga të tij nuk do kishim këto suksese të futbollit tonë dhe Armand Duka nuk do zgjidhej Zv. President i Federatës Europiane të Futbollit.
Dënoj ashpër këtë propagangë të shpifur, këtë rrekje për të përvetësuar merita të të tjerëve, të Edi Ramës dhe uroj dhe një herë nga zemra të gjithë faktorët mësipërm për suksesin e jashtëzakonshëm të djeshëm me Çekinë.
Ju bëj thirrje tifozëve kuqezi, atdhetarë të vërtetë kudo që t’a shihni Edi Ramën të thërrisni: “Vllau i Vuçiç jashtë stadiumi! “

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...