34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Bie zjarr në katin e katërt të një pallati, 25-vjeçarja hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar flakëve

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas rënies së zjarrit në një pallat ne katin e katërt në Selanik. Zjarri ka rënë në rrethana të paspecifikuara deri më tani në pallatin në rrugën Tsamadou 3.

Efektivët e Policisë të cilët kanë shkuar në vendngjarje, kanë nxjerrë një të moshuar nga kati i katërt. Gruaja është marrë nga një ambulancë dhe është dërguar në spitalin Hipokrati pasi vuan nga probleme me frymëmarrjen. E moshuara mësohet se është qiramarrësja e banesës që iu dorëzua flakëve.

Një 25-vjeçare e cila jeton në një banesë fqinje është hedhur nga ballkoni i katit të katërt në katin e tretë dhe prej andej me ndihmën e një fqinji ka arritur të dalë nga pallati. Pak më vonë ata i kanë dorëzuar 25-vjeçares macen e saj që kishte mbetur në banesë. Edhe 25-vjeçarja u dërgua në spitalin e Hipokratit me probleme në frymëmarrje.

Në të njëjtin spital është dërguar edhe një burrë i cili ka dalë nga banesa. Në vendngjarje kanë shkuar 7 automjete të Shërbimit Zjarrfikës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Algoritmi i naftës dhe algoritmi i Edi Ramës”, Bardhi: “Nga 219 lekë që paguan...

0
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka kritikuar qeverinë për çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, duke deklaruar se vendi...

Shoqëronte Ergys Agasin gjatë arrestimit, GJKKO lë në burg ish-punonjësin e Policisë

0
Uljan Shpataraku, ish-punonjësi i Policisë që shoqëronte Ergys Agasin në momentin e arrestimit të tij, do të vijojë të qëndrojë në qeli. Gjykata e...

“PasqyrAlbania”, zgjidhja e re e Ramës për protestat? Eksperti: “Version i ri i një...

0
Pas protestave maratonë të njohura si “Revolucioni i Flamingove”, kryeministri Edi Rama ka prezantuar një platformë të re komunikimi me qytetarët, të quajtur “PasqyrAlbania”....