22.5 C
Tiranë
Friday, April 17, 2026
spot_img

Bishan/ Asgjësohen 4930 bimë narkotike të kultivuara në parcelë me misër

Asgjësohen me anë të djegies 4930 bimë narkotike që ishin kultivuar në një parcelë me misër, në fshatin Bishan.

Zbulohet në afërsi të parcelës, një magazinë e përshatur për tharjen e bimëve narkotike.

Sekuestrohen 198 kilogramë kanabis në proces tharjeje, 2 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe një sasi fishekësh luftarak, që u gjetën gjatë kontrollit të magazinës.

Kapen dhe vihen në pranga 3 autorët e dyshuar, të cilët dyshohet se kultivonin bimët narkotike dhe përgatitnin lëndën narkotike kanabis, për shitje.

Ndiqen penalisht kryeplaku i fshatit Bishan dhe 3 punonjës policie, pasi dyshohet se shpërdoruan detyrën duke mos përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë për kontrollin e zonës.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me strukturat e DVP Fier, operacionin policor të koduar “Amid”.

Gjatë operacionit, në fshatin Bishan, shërbimet e Policisë kanë konstatuar të kultivuara mes një parcele me misër, në pronësi të shtetasit D. M., 4930 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Nga kontrolli i territorit, në afërsi të kësaj parcele është zbuluar një magazinë e përshtatur për tharjen e bimëve narkotike dhe përgatitjen e lëndës narkotike, në pronësi të shtetasit S. Ll.

Në këtë magazinë janë gjetur 198 kg lëndë narkotike në proces tharjeje, 2 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe një sasi fishekësh luftarak, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:

– S. Ll., 40 vjeç dhe D. Ll., 18 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Bishan.

– D. M., 69 vjeç, banues në fshatin Bishan.

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit:

-B. H., 61 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Bishan.

Si dhe për 3 punonjës policie, të cilët edhe janë pezulluar nga detyra, konkretisht:

– Nënkomisar K. P., me detyrë shef i Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë;

– Nënkomisar F. M., me detyrë specialist për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Vlorë;

– Inspektor M. A., me detyrë ndihmësspecialist (SPZ) në Komisariatin e Policisë Vlorë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Policia e Shtetit siguron edhe një herë qytetarët se është e vendosur për të luftuar krimin, në çdo fushë, gjë që po e tregon me rezultatet e këtij operacioni, sidomos me vendosmërinë për të larguar nga radhët e saj, çdo punonjës policie që kryen veprime në shkelje të detyrës. Në këtë kuadër, fton çdo qytetar që të mos hezitojë të informojë për rastet kur punonjësit e Policisë abuzojnë me detyrën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ursula von der Leyen përshëndet armëpushimin Izrael–Liban: “Një lehtësim pas humbjeve të shumta”

0
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka reaguar pas njoftimit për armëpushimin 10-ditor mes Izraelit dhe Libanit, të shpallur nga presidenti amerikan...

Humbja historike në Hungari/ Orbán pranon dështimin dhe kërkon ‘rifreskim të plotë’ të Fidesz

0
Kryeministri hungarez në largim Viktor Orbán ka reaguar pas humbjes së rëndë në zgjedhje, duke pranuar nevojën për ndryshime të thella brenda partisë së...

SPAK godet rrjetin e dyshuar të kokainës/ Lala: 7.5 ton drogë dhe miliona euro...

0
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për aksionin e SPAK ndaj grupit të dyshuar të drejtuar nga Jetmir Pepa, i akuzuar për trafik ndërkombëtar të...

SPAK godet rrjetin e drogës/ Bardhi: Rama i lidhur me krimin dhe pastrimin e...

0
Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se pushteti i tij është i lidhur me krimin e organizuar dhe me pastrimin e parave përmes...

Qeveria siriane merr kontrollin e bazave ushtarake të përdorura nga SHBA, tërheqje e plotë...

0
Qeveria siriane ka njoftuar se ka marrë kontrollin e të gjitha bazave ushtarake që më parë përdoreshin nga forcat amerikane, të cilat për vite...