15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Bllokada e pikave kufitare nga Serbisë drejt Kosovës e parashikuar për sot

Kryetari i ashtuquajturit Asociacion i Qytetarëve të Qarkut të Mitrovicës për Kosovë, Rasha Rojeviç, ka njoftuar se sot do të fillojë një bllokadë shumëditore e pikave kufitare drejt Kosovës. Rojeviç i tha agjencisë së lajmeve serbe BETA se bllokada do të organizohet nga shoqatat vendase të qytetarëve nga Kosova dhe do të përfshijë katër nga pesë vendkalimet kufitare nga drejtimi i Serbisë qendrore dhe Malit të Zi.

Bllokada do të nisë në orën 18:00 dhe do të zgjasë derisa të plotësohen kërkesat e qytetarëve, përfshirë tërheqjen e forcave policore të Kosovës nga veriu i Kosovës dhe kërkesën që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës. Rojeviç ka specifikuar se do të bllokohen vendkalimet Bërnjak, Jarinje, dhe Merdare nga ana e Serbisë qendrore, si dhe kalimi Kulla në rrugën Pejë-Rozhaje nga ana e Malit të Zi. Vendkalimi Konçul nuk do të bllokohet për momentin.

Rojeviç ka theksuar se do të lejohet kalimi i automjeteve spitalore dhe të gjitha automjetet dhe pasagjerët me dokumente serbe. Ai gjithashtu ka shtuar se nëse dokumentet serbe nuk janë të vlefshme në Kosovë, atëherë dokumentet e Kosovës nuk mund të jenë të vlefshme as në Serbinë qendrore. Ai ka përmendur se në çdo vendkalim do të jenë të paktën 400 persona në bllokadë.


“Ne do të bllokojmë vendkalimet Bërnjak, Jarinje dhe Merdare nga ana e Serbisë qendrore, dhe kalimin Kulla në rrugën Pejë-Rozhaje nga ana e Malit të Zi. Vendkalimi Konçul nuk do të bllokohet tani për tani. Do të lejojmë vetëm automjete spitalore, si dhe të gjitha automjetet dhe pasagjerët e tjerë me dokumente serbe. Nëse dokumentet serbe nuk janë të vlefshme në Kosovë, atëherë dokumentet e Kosovës nuk mund të jenë të vlefshme as në Serbinë qendrore”, tha Rojeviç duke shtuar se të jenë të paktën 400 persona në bllokadë në çdo vendkalim.

Ndërkohë, Policia e Kosovës ka njoftuar se në territorin e Kosovës nuk do të ketë asnjë bllokadë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...