11.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Raporti i BKA-së për 2023: Pjesëmarrja e Shqiptarëve në krimin e organizuar në Gjermani po rritet

Raporti më i fundit i Zyrës Federale të Kriminalistikës (BKA) për vitin 2023, i prezantuar në Berlin, ka evidentuar një rritje të ndjeshme të pjesëmarrjes së shqiptarëve në krimin e organizuar në Gjermani. Sipas raportit, numri i shtetasve shqiptarë të dyshuar për krime të organizuara është rritur në 285, nga 254 që ishte në vitin 2022. Nga këta, rreth 100 vijnë nga Kosova. Raporti nënvizon se 40% e shqiptarëve të përfshirë në aktivitete kriminale janë persona që kanë kërkuar azil në Gjermani dhe kanë përfituar nga sistemi social, duke e vendosur këtë grup në vendin e dytë pas shtetasve sirianë në këtë kontekst.

Raporti thekson se grupet kriminale shqiptare janë gjithnjë e më të përfshira në tregtinë dhe trafikimin e drogës, kryesisht në trafikimin e kokainës dhe produkteve të kanabisit. Në vitin 2023 janë zhvilluar 23 procese hetimore për trafik kokaine dhe 15 për kontrabandë me produkte kanabisi. Një tjetër aspekt i rëndësishëm është rritja e dhunës dhe përdorimit të armëve të zjarrit nga këto grupe, që gjithashtu përdorin teknologji moderne për të anashkaluar autoritetet.

Krimi i organizuar i lidhur me drogën mbetet një shqetësim kryesor për autoritetet gjermane. Holger Münch, drejtori i BKA-së, ka deklaruar se rreth 40% e proceseve hetimore për vitin 2023 kanë pasur të bëjnë me tregtinë e paligjshme të lëndëve narkotike. Ministrja e Punëve të Brendshme, Nancy Faeser, ka lavdëruar punën e autoriteteve dhe ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në luftën ndaj krimit të organizuar.

Megjithatë, përfaqësuesit e sindikatave të policisë gjermane kanë shprehur shqetësime për ndjeshmërinë e luftës kundër krimit të organizuar, duke theksuar se organet e zbatimit të ligjit dhe Europol-i shpesh përballen me mungesa kompetencash dhe barrierave burokratike, veçanërisht në vendet me nivele të larta korrupsioni. Alexander Poitz, zëvendëskryetari i Sindikatës së Policisë, ka kërkuar intensifikimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për të përballuar kërcënimet në rritje të grupeve kriminale, veçanërisht në fushat e trafikimit të drogës dhe krimit kibernetik.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...