34 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

“Bllokohen 920 pajisje ‘Apple’ dhe ‘Samsung’ në Rinas”, dyshime për shkelje të pronësisë intelektuale

Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për respektimin e ligjshmërisë, Dega Doganore Rinas ka bllokuar 920 pajisje elektronike të markave “Apple” dhe “Samsung”, mes të cilave 510 celularë të llojeve të ndryshme.

Sipas autoriteteve doganore, pajisjet janë sekuestruar në kuadër të dyshimeve për cenim të të drejtave të pronësisë intelektuale.

Strukturat e doganës bëjnë me dije se verifikimet për këtë rast po vijojnë, për të përcaktuar origjinën dhe ligjshmërinë e mallrave të bllokuara.

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave thekson se mbetet në angazhim të plotë, me të gjitha strukturat e saj, për të parandaluar çdo tentativë abuzimi apo shkelje të ligjit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...