10.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Blushi ironizon qeverinë: Ky është “produktiviteti” dhe konkurrueshmëria e ekonomisë tonë në raport me fqinjët nën drejtimin e “Rilindjes”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një postmi në Facebook ka reaguar në lidhje me situatën e bujqësisë në vend teksa shkroi se ajo është pa plane e pa mbështetje dhe se prodhimi vendas po kalbet në sera duke çuar fermerët drejt falimetimit.

Blushi shkroi se ky fenomen është një tragjedi që po përsëritet çdo vit në Roskovec të Fierit dhe ka ironizuar duke thënë se ky është produktiviteti dhe konkurrueshmëria e ekonomisë tonë në raport me fqinjët nën drejtimin e “Rilindjes” dhe Qeverisë së inceneratorëve dhe koncensioneve.

Njoftimi i plotë:
Bujqësia pa plan dhe mbështetje, prodhimi vendas kalbet në sera, fermerët drejt falimentimit!
Prodhime të kalbura në sera është tragjedia që përsëritet çdo vit në Roskovec të Fierit.
Zarzavet, mundi dhe djersa e fermerëve në fshatin Suk-2 të hedhura dëm, është drama e sektorit të bujqësisë në të gjithë vendin.
Ky është “produktiviteti” dhe konkurrueshmëria e ekonomisë tonë në raport me fqinjët nën drejtimin e “Rilindjes” dhe Qeverisë së inceneratorëve dhe koncensioneve.
Këto janë shanset e humbura për Shqipërinë, vende pune të humbura, eksporte të humbura, zhvillim ekonomik i munguar, varfëri dhe dëshpërim që detyron të fermerët dhe të rinjtë shqiptarë të ikin nga vendi sepse një ekonomi jo konkurruese nuk prodhon as të ardhme, as punë, as siguri.
Partia e Lirisë ka një program konkret për mbështetjen e fermerëve për t’i dhënë frymëmarrjen dhe mbështetjen e merituar bujqësisë nëpërmjet:
 Rritjes së investimeve bujqësore përmes mbeshtetjes me kredi të buta dhe fonde grant të fermerëve.
 Nxitjen e prodhimit bujqësor dhe uljen e kostos së tij, duke ulur ndjeshëm barrën tatimore dhe tarifore për lëndën e parë në bujqësi.
 Uljen e taksave dhe tarifave për naftën e bujqësisë.
 Pajisjen me Kartën e Fermerit për të mundësuar dhe garantuar zbritjen automatike të pagesës së TVSh-së për inputet bujqësore, (plehra kimike, fidanë, fara, naftë).
 Promovimin dhe mbrojtjen e prodhimit vendas nga diskriminimi, spekulimi me çmimet dhe konkurrenca e pandershme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...