22 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Mrekullitë e lëkurës së shegës, mësoni si ta përdorni

Shegët nuk janë vetëm për t’u konsumuar, por mund të përdoren edhe si produkt bukurie. Ne gjithmonë konsumojmë vetëm kokrrat e kuqe të frutit dhe e hedhim lëkurën e saj, pa e ditur se ashtu si fruti, edhe lëkura është e pasur me përfitime të shumta bukurie. Më poshtë keni të listuara disa përdorime të lëkurës së shegës për kujdesin ndaj lëkurës dhe jo vetëm.

Vepron si një mbrojtës dielli natyral

Lëkura e shegës ofron agjentë që mund të mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e rrezeve të diellit, duke shmangur kështu zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Përgatitja:

Thani lëkurën e shegës në diell dhe më pas e bëni pluhur.

E hidhni atë në një enë hermetike.

Brenda saj shtoni kremin ose disa vajra esencialë, dhe aplikojeni në fytyrë 20 minuta para se të dilni jashtë.

Parandalon puçrrat dhe aknet

Lëkura e shegës ka veti shëruese, prandaj mund të luftojë puçrrat, aknet dhe skuqjet në lëkurë. Ajo është e pasur me antioksidues të ndryshëm që luftojnë bakteret dhe infeksionet e tjera.

Thani lëkurën e shegës. Më pas i piqni pak tek një tigan.

Pasi të ftohen i bluani me anë të një mulliri.

Bëni një pastë me këtë pluhur dhe lëng limoni ose ujë trëndafili.

Aplikojeni pastën në fytyrë, sidomos aty ku keni akne ose puçrra.

Lëreni të thahet për pak kohë

Në fund e lani fytyrën me ujë të vakët.

Parandalon rrudhat dhe shenja të tjera të plakjes

Studime të ndryshme kanë treguar se kur përzihen ekstraktet e lëkurës së shegës me vajin e farave, mund të krijojnë një maskë që parandalon enzimat të thithin kolagjenin dhe ndihmojnë në rritjen e qelizave të shëndetshme të lëkurës. Në këtë mënyra parandalohet dalja e shpejtë e rrudhave dhe shenjave të tjera të plakjes.

Përgatitja:

Përzieni pak qumësht me dy lugë gjelle pluhur lëkurë shege të tharë në diell. Mund të shtoni ujë trëndafili në vend të qumështit nëse keni fytyrë të shëndetshme.

Aplikojeni maskën në fytyrë dhe lëreni derisa të thahet.

Në fund e lani fytyrën me ujë të vakët.

Shënim: Përsëriteni këtë trajtim të paktën dy herë në javë për të marrë rezultate më të mira

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...