33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Boçi akuzon mazhorancën:”Ju morët gjithçka me pushtetin e votave dhe imponuat…”

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka denoncuar sot në Kuvend mënyrën si mazhoranca po menaxhon Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale, duke e cilësuar këtë si një veprim të njëanshëm që shkel rregulloren parlamentare dhe paritetin e vendosur.

Boçi u shpreh se nuk ka pasur marrëveshje në Konferencën e Kryetarëve dhe se ultimatumet e dhëna për mbledhjen e komisionit janë të papranueshme. Ai theksoi se mbledhja e komisionit është thirrur pa dakordësinë e tij si bashkëkryetar, çka e bën atë të pavlefshme.

“Ju morët gjithçka me pushtetin e votave dhe imponuat ndryshimin e përbërjes së komisionit. Kjo është e turpshme dhe nuk ka asnjë konsultim me kryesinë e komisionit. Ne do t’i japim qytetarëve opsionin tonë, por jo me imponim nga shumica,” tha Boçi.

Deputeti akuzoi mazhorancën se po përdor shumicën për të marrë gjithçka, përfshirë edhe komisionet e përhershme, dhe theksoi se qytetarët nuk duhet t’i pranojnë këto praktika njëanshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...