27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Boçi: ‘Shqetësimi i shqiptarëve është korrupsioni dhe paqja fiskale, nuk mund të heshtim’

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ngriti shqetësime të forta gjatë fjalës së tij në Kuvend, duke theksuar se korrupsioni dhe paqja fiskale janë çështjet që prekin direkt shqiptarët.

Boçi kritikoi drejtoresha e Kolegjit Evropian të Tiranës, të cilën e cilësoi si shembull të gabuar suksesi, duke theksuar se ajo ka përfituar tokë nga universiteti publik i Tiranës. Deputeti u shpreh i pakënaqur që gjatë fjalës së tij iu mbyll mikrofonin, duke vënë në pah se shqetësimet reale të qytetarëve shpesh nuk dëgjohen.

“Ky është shqetësimi i vërtetë i qytetarëve shqiptarë. Paqja fiskale prek xhepat e tyre dhe është kundërshtuar edhe nga diplomacia dhe institucionet ndërkombëtare”, tha Boçi. Ai kërkoi gjithashtu ndryshimin e rregullores për fjalimet në Kuvend, duke propozuar që çdo deputet të ketë 10 minuta për të shprehur shqetësimet dhe për të diskutuar problemet që prekin qytetarët.

Boçi theksoi: “Ju bëni sikur nuk ekzistojnë problemet, ta lëmë teatrin dhe të ndryshojë rregullorja, të flasin të gjithë deputetët për problemet që kanë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...