22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Rama në Vjenë: Drejtimi i panelit kryesor në konferencën europiane ‘Time To Decide Europe 2025’”

Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në Vjenë në konferencën prestigjioze të nivelit të lartë “Time To Decide Europe 2025”, një forum që mblodhi liderë politikë, ekspertë të diplomacisë, ekonomisë dhe sigurisë për të diskutuar mbi sfidat dhe të ardhmen e Europës.

Rama ishte i ftuar nderi dhe drejtoi një nga panelet kryesore të konferencës, si dhe kontribuoi në konkluzionet përfundimtare të takimit. Ai theksoi rëndësinë e këtij forumi për trajtimin e çështjeve kyçe që lidhen me zgjerimin, sigurinë, zhvillimin ekonomik dhe rolin global të Bashkimit Europian.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Kryeministri shkroi: “Ishte privilegj të merrja pjesë si i ftuar nderi në drejtimin e njërit prej paneleve, si edhe në konkluzionet përfundimtare”, duke ndarë pamje nga aktiviteti në Vjenë.

Konferenca “Time To Decide Europe 2025” është një nga takimet më të rëndësishme të politikëbërësve europianë, duke shërbyer si platformë diskutimi për të ardhmen e kontinentit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...