21.2 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Bora dhe Donaldi zbulojnë mesazhet, tregojnë si i rregulluan raportet

Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë padyshim një ndër çiftet më të komentuara të momentit.

Ata u rikthyen sërish bashkë pas shkëputjes që patën dhe gjithë ngjarjeve që pasuan në Big Brother Vip. Bora dhe Donaldi ishin sot për herë të parë bashkë publikisht në “Më lër të flas”, ku zbuluan shumë të vërteta rreth raportit të tyre.

Pasi doli nga BBV, Donaldi tregoi se i shkroi Semit për ta afruar me Borën por pasi nuk funksionoi, ai i shkroi vetë me mesazhin “Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them”.

Romeo: E di që kjo është shumë personale, por do doja të dija sesi e rregulluar raportin tuaj, çfarë ndodhi

Bora: Prit njëherë, kush tha që u rregullua (qesh)

Donaldi: Nisi me shumë, telefonata ndaj semit, se më vinte zor t’i shkruaja, nuk dija çfarë t’i shkruaja

Bora: Doje dhe nuk dije?

Romeo: I pari që ka bërë hapin është Donaldi apo jo?

Bora: Po

Donaldi: Takova 4-5 herë Semin. Shumë e lodhshme, o zot I madh sa më ka lodhur. Shumë punë, dersa thotë shkruaji vet se më plase, mesazhi i parë..

Bora: Dua të të shkruaj po nuk di çfarë të them

Donaldi: Kjo më tha direkt të dua o zot çfarë mashkulli je (qesh).

Bora: Më kërkoi për të takuar, un nuk doja. Ti thoje më tako të më dëgjosh, pastaj të më helmosh.

Donaldi: Para disa ditësh po shihnim këto bisedat, kur kam parë që i kam thëne më helmo, skandaloze (qesh). Kjo ka qenë domethënë

Bora: Momenti i parë po.. Është bërë një telenovelë e gjithë kjo histori dhe është tepruar. Unë nuk kam dhën ndonjëherë material. Ka qenë periudhë shumë e vështirë për ne të dy. Gjithçka duhej në privatësi ne na kishte munguar dhe akoma vazhdon të na mungojë. Çdo lloj lëvizje ishte në sy të të gjithëve dhe kjo e ka vështirësuar situatën, Ka pasur raste që e kishim si armik njëri tjetrin.

Romeo: Një fjalë e vjetër popullore thotë armikun duaje…

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...