6.5 C
Tiranë
Saturday, May 2, 2026
spot_img

Tentoi të përdhunonte 50-vjeçaren, arrestohet 65-vjeçari në Durrës

Një 65-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi tentoi të përdhunonte një grua nga Durrësi. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet M. Sh., 65 vjeç, banues në Ishëm.

Gjatë kontrolleve, në tokën në pronësi të tij u gjetën dhe rrënjë kanabisi si dhe në banesë iu gjetën 28 kg drogë.

NJOFTIMI I POLICISE

Tentoi të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 50-vjeçare nga Durrësi dhe u largua menjëherë për t’i shpëtuar Policisë, kapet dhe vihet në pranga 65-vjeçari. Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit, Policia gjeti dhe sekuestroi 2 kg kanabis në proces tharjeje dhe asgjësoi 28 bimë kanabisi të kultivuara në oborrin e kësaj banese.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 50-vjeçare dhe se në tokën në pronësi të tij, në fshatin Ishëm, kishte kultivuar bimë narkotike, kanë organizuar punën për kapjen e tij.

 

 

Si rezultat i operacionit policor të koduar “Perëndimi”, u arrestua në flagrancë shtetasi M. Sh., 65 vjeç, banues në Ishëm, Durrës.

Ky shtetas, pasi kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase, ishte larguar menjëherë për t’i shpëtuar Policisë, por pas kontrollit të zonës, u bë e mundur kapja dhe arrestimi i tij.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 65-vjeçarit, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis në proces tharjeje, si dhe kanë asgjësuar 28 bimë të dyshuara narkotike kanabis të kultivuara në oborrin e banesës së këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”, mbetur në tentativë , “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedia e superjahtit “Bayesian”/ Hetimet hedhin dyshime për neglizhencë, jo për motin

0
Detaje të reja janë zbardhur nga mbytja e superjahtit “Bayesian” në brigjet e Siçili, ku humbën jetën shtatë persona, mes tyre miliarderi britanik i...

SPAK kërkon 6 vite burg për Shpend Sokolin/ I akuzuar për mashtrim kompjuterik në...

0
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për shtetasin kosovar Shpend Sokoli, duke kërkuar dënimin e tij me...

Shembet shkalla gjatë eventit në aeroport/ 3 të plagosur në uljen e avionit “Patra”...

0
Një incident i rëndë është regjistruar në Aeroporti i Araxos gjatë uljes së parë të një avioni të kompanisë TUI Group, tip Boeing 737-8,...

Mbulojnë me bojë tabelat në greqisht në aksin Gjirokastër–Kakavijë/ Identifikohen autorët, reagime në komunitet

0
Një akt i rëndë është regjistruar në jug të vendit, ku në aksin rrugor Gjirokastër–Kakavijë janë dëmtuar tabelat rrugore në gjuhën greke, të cilat...

Punëtori shqiptar humb jetën në Itali/ U aksidentua me betoniere në kantier, nuk i...

0
Një punëtor shqiptar ka humbur jetën në Firence, disa ditë pasi u aksidentua rëndë në një kantier ndërtimi. Ngjarja ndodhi më 27 prill në zonën...