23.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Brad Pitt: “Mëson prej gabimeve dhe ecën përpara” pas ndarjes së gjatë me Jolie

Brad Pitt ka ndarë reflektimet e tij më të sinqerta mbi jetën personale dhe gabimet e kaluar, vetëm pak kohë pasi përfundoi zyrtarisht divorcin e gjatë nga Angelina Jolie. Në një intervistë për Entertainment Tonight gjatë premierës së filmit të tij “F1” në Meksikë, aktori 61-vjeçar foli hapur për vetëdijen, marrëdhëniet dhe rëndësinë e lidhjeve njerëzore.

“Çfarëdo gabimi që bën… mëson prej tij dhe ecen përpara,” tha Pitt, duke theksuar se gabimet janë pjesë e rrugës drejt suksesit. Ai shtoi se në këtë fazë të jetës, lidhjet me njerëzit e zemrës, miqtë dhe familjen, janë themeli i qetësisë dhe lumturisë së tij.

Aktori aktualisht është në një marrëdhënie me Ines de Ramon dhe duket më i qetë se kurrë më parë. Komentet e tij erdhën dy javë pas përfundimit ligjor të martesës së tij me Jolie, një proces që zgjati tetë vjet.

I pyetur nga revista GQ nëse ndjeu lehtësim pas divorcit, Pitt u shpreh: “Jo, nuk mendoj se ishte ndonjë gjë kaq e madhe. Ishte thjesht diçka që u finalizua ligjërisht.”

Ndërkohë, përmes avokatit të saj, Angelina Jolie ka deklaruar se pas ndarjes po fokusohet në “gjetjen e paqes dhe shërimin për familjen”. Ish-çifti kanë gjashtë fëmijë, por raportimet e fundit tregojnë një marrëdhënie të ftohtë mes Brad Pitt dhe disa prej tyre, që thuhet se kanë hequr mbiemrin e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...