20 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Buka, vaji, bulmeti dhe sheqeri rritje vjetore nga 14% -24% në prill

Shpenzimet e familjeve shqiptare për blerjen e produkteve bazë të shportës, si bukë, vaj, bulmet dhe sheqer janë rritur me ritme dyshifrore në prill nga 14 deri në 24 për qind, duke ushtruar presion të lartë sidomos tek buxhetet e familjeve të varfra.

INSTAT raportoi se ritmet e rritjes së çmimit të bukës u intensifikuan më tej gjatë prillit, teksa çmimet ishin 16.7% më të larta se prillin e kaluar. Rritjen më të lartë e pësoi çmimi i vajit, i cili muajin e kaluar ishte 24.2 për qind më e i lartë se vjet në prill.

Pas vajit rritja më e lartë ishte për çmimet e vezëve dhe të bulmetit me rreth 17%. Çmimet për këto produkte po rriten ndër tjerash prej problematikave që po kalon sektori i blegtorisë ku po vihet re një rënie e madhe numrit të krerëve vitet e fundit. Ndërkohë gripi që ra këtë pranverë në pularitë më të mëdha në vendit në Durrës uli ndjeshëm ofertë për vezë në treg duke ndikuar në rritjen e çmimit.

INSTAT raportoi se çmimet e ushqimeve në prill u rriten mesatarisht 10% më shumë se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Por Banka Botërore në një vlerësim të fundit për ecurinë ekonomisë në Rajonin e Ballkanit vuri në dukje se inflacioni zyrtar në Shqipëri pasqyron më shumë inflacionin e të pasurve teksa inflacioni i të varfërve (20% e popullsisë) që jeton me të ardhura të ulëta paguan një faturë më të shtrenjtë se raportimet zyrtare.

Familjet e varfra në Shqipëri çojnë gati 60 për qind të buxhetit mujor për konsumin e ushqimeve, ndaj shtrenjtimi i tyre më shumë gjasë do të përkeqësojë mbijetesën e tyre. Shqipëria ka rreth 640 mijë njerëz që jetojnë ne varfri, me më pak se 5.4USD në ditë, duke e renditur vendin tonë me nivelin më të lartë me varfërinë më të madhe në Rajon ndonëse me rënie të djeshme nga viti 2020.

Përveç artikujve ushqimor çmimi i karburanteve në prill u rit me mbi 22 për qind. Kjo rritje përveç efekteve negative tek përdoruesit ndikon gjerësisht tek të gjithë konsumatorët duke rritur çmimet e prodhimit dhe shërbimeve që përdorin si lëndë të parë naftën dhe gazin.

Çmimet e mallrave, sidomos të shportës së ushqimeve pritet të jenë të larta edhe gjatë periudhës afatmesme për shkak të deformimit të zinxhirëve të furnizimit fillimisht nga pandemia Covid-19 e pastaj nga lufta në Ukrainë.

Shtetet kudo në botë po miratojnë paketa ndihme për të amortizuar goditjet e valës së çmimeve tek shtresat në nevojë, por qeveria shqiptare për shkak të rendimentit të ulët fiskal dhe borxhit të lartë nuk po mundet të shpërndajë fondet e nevojshme në një gamë të gjerë të popullsisë që vuan nga varfëria.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam foto të Adrian Ramës, ai është personi kyç!”/ Qytetari publikon denoncimin dhe nxjerr...

0
Përmes një mesazhi të shoqëruar me dëshmi vizuale, një qytetar ka bërë publike pretendime lidhur me identitetin dhe rolin e disa personave, emrat e...

“Flakët përfshijnë një apartament në Burrel”, zjarrfikësit shmangin përhapjen në banesat e tjera

0
Një zjarr ka përfshirë katin e tretë të një pallati në qytetin e Burrelit, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Sipas...

“Makinën ma dha dhuratë për reklamën”/ Rezart Veleshnja merret i pandehur për mashtrim, dosja...

0
Ish-aktori i humorit në Portokalli, Rezart Veleshnja, rezulton të jetë marrë i pandehur për veprën penale të “Mashtrimit”, pas një hetimi që lidhet me...

U ngrit në këmbë dhe festoi kualifikimin e Ilir Shaqirit, por më pas u...

0
Reagimi i Ermal Mamaqi pas shpalljes së Ilir Shaqiri si finalisti i fundit i Ferma VIP vijon të komentohet gjerësisht në rrjetet sociale. Opinionisti tërhoqi...

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...