27.5 C
Tiranë
Wednesday, August 26, 2026

Lulzim Basha heq dorë nga drejtimi i PD por jo nga takimet në emër të europës

Lulzim Basha ka vendosur që të heqë dorë nga drejtimi i Partisë Demokratike, por jo nga takimet që bëhen në emër të Europës.

Ai është fotografuar mbrëmjen e djeshme në shoqërinë e ambasadores amerikane Yuri Kim, dhe kreut të grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj, i cili për njëfarë kohe u shpall dhe kryetar i komanduar i PD-së.

Shkak për takimin mes politikanëve shqiptarë dhe diplomates amerikane është bërë ceremonia e mbajtur nga delegacioni i BE-së në Tiranë në lidhje me festimet e “Ditës së Evropës”.

Siç shihet dhe nga fotoja, Basha dhe Alibeaj kanë patur një takim të ngrohtë dhe miqësor me ambasadoren Yuri Kim, teksa të tre shfaqen duke buzëqeshur.

Të pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe deputetë nga Komisioni i Rithemelimit, por jo vetë Berisha, i cili është shpallur non grata nga SHBA-të.

Alibeaj, i cili nuk gëzon mbështetjen e shumicës së deputetëve në grupin parlamentar të PD-së, ka përfaqësuar zyrtarisht këtë forcë politike në procesin e zgjedhjes së presidentit.

Gjatë ditës së sotme pritet që Alibeaj të ulet në një tavolinë me përfaqësues të mazhorancës, për të dakordësuar axhendën e zgjedhjes së presidentit, në konferencën e kryetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vëllai i 45-vjeçares së vrarë në Athinë: “I thashë të shkonte te avokati për...

0
Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e 45-vjeçares Luljeta Obzova në Athinë, e cila u vra nga ish-partneri i saj, 48-vjeçari Altin...

Rama për protestën në Tiranë: “Për mua ishte një dhuratë, sepse Shqipëria nuk ka...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit drejt...

Rama: “Protesta për mua ishte një dhuratë”, ja çfarë tha për opozitën dhe programin...

0
Menjëherë pas përfundimit të takimit me ministrat në Pogradec, kryeministri Edi Rama zhvilloi një video live në rrjetet sociale, gjatë rrugës së kthimit për...

Rama nga Pogradeci: “Kemi një plan për çmimet e ushqimeve bazë, do të bëjmë...

0
Kryeministri Edi Rama ka folur për prioritetet e qeverisë pas takimit me anëtarët e Këshillit të Ministrave dhe drejtuesit e agjencive në Pogradec. Në një...

Netanyahu trondit me deklaratën: “Irani u përpoq të vriste një nga djemtë e mi”

0
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Irani është përpjekur të vrasë një nga djemtë e tij, pa dhënë detaje mbi mënyrën apo rrethanat...