22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Bullgaria bllokon fillimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut

Bullgaria ka bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, për shkak të mosmarrëveshjes historike gjuhësore me fqinjin e saj. Ministrja e Jashtme, Ekaterina Zaharieva deklaroi sot Bullgaria nuk do të miratojë kornizën e negociatave për Maqedoninë e Veriut pasi të dyja vendet e Ballkanit nuk arritën të kapërcejnë mosmarrëveshjet e tyre.

“Bullgaria në këtë fazë nuk mund të mbështesë draftin e kornizës negociuese me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Projekti i propozuar nuk merr parasysh kërkesat bullgare dhe si i tillë, nuk mund të mbështetet në formën aktuale”, tha ajo. Për miratimin e kornizës negociuese, kërkohet unanimitet nga të gjithë anëtarët e BE-së, ku Bullgaria ka të drejtën e vetos. Bullgaria dëshiron që Shkupi të pranojë se si identiteti ashtu edhe gjuha e saj kanë rrënjë bullgare. Konkretisht, Sofja dëshiron që gjuha e folur nga maqedonasit të quhet “gjuha zyrtare e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Shkupi ka këmbëngulur prej kohësh se maqedonishtja është një gjuhë e veçantë sllavo-jugore që përbëhet nga pjesë të kulturës dhe identitetit kombëtar të vendit, ndërsa Sofja thotë se maqedonishtja është thjesht një dialekt rajonal i bullgarishtes. Bullgaria gjithashtu kërkon që fqinji i saj të heqë dorë nga çdo pretendim se ekziston një pakicë e veçantë maqedonase në Bullgari.

Në javët e fundit, Bullgaria ka deklaruar vazhdimisht se do të bllokojë bisedimet e pranimit të Maqedonisë së Veriut pasi të dyja palët nuk arritën të gjenin gjuhën e përbashkët. Pas shumë vonesash, BE-ja arriti pajtim në mars që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mund të fillojnë bisedimet për anëtarësim. Bullgaria mbështeti një kornizë negociatash për Shqipërinë. Gjermania, e cila mban presidencën e radhës së BE-së deri në fund të vitit, po shpresonte të niste bisedimet zyrtare të pranimit me të dyja vendet e Ballkanit në një konferencë ndërqeveritare në dhjetor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...