9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Burgosja e ish-krerëve të UÇK në Hagë: “Ka qenë në fakt viktimë e një sulmi të organizuar në të gjithë botën”

Kryeministri Edi Rama ka shpërthyer me akuza të forta ndaj Këshillit të Evropës dhe Gjykatës së Hagës, që po mban në burg ish-krerët e UÇK-së në Kosovë, nën akuzat për krime lufte e trafikim të organeve të qenieve njerëzore.

Nga Brukseli, ku u mbajt Konferenca e Parë Ndërqeveritare, Rama deklaroi se kjo është një faqe turpi për Këshillin Evropian, i cili sipas tij, duhet ketë kuroja dhe të kërkojë falje.

Rama: Unë nuk ngre akuza pa fakte. Ndaj nuk kam thënë asnjëherë që ka qenë i manipuluar sistemi nga Rusia dhe asnjëherë nuk do ta thoja, sepse nuk e di nëse ishte apo jo Rusia pjesë e lojës, por di që një histori fatkeqësisht jo e mirë e trafikimit të organeve u nis nga Rusia dhe jo nga dikush tjetër. Prandaj, çfarë thashë dhe çfarë mund të them sërish është që duke parë akuzat nuk ka asnjë fakt apo dyshime mbi trafikimin e organeve. Gjykata e Hagës është krijuar në bazë vetëm të këtij raporti, sepse ka qenë ky raport plot me gjepura, që ka sjellë në jetë këtë lloj gjykate speciale. Hetime pas hetimesh janë bërë në Kosovë e Shqipëri, totalisht të pavarura nga çfarëdo lloj ndikimi, dhe nuk solli asgjë, zero. Zero absolute përqindje të trafikimit të organeve të qenieve njerëzore. UÇK ka qenë në fakt viktimë e një sulmi të organizuar në të gjithë botën. Askush nuk duhet të përpiqet ta pështjellojë në një mënyrë tjetër. Nuk ka të bëjë fare me procesin që po ndodh, apo me provat, apo çfarëdo që mund të kenë në Hagë, por kjo ka të bëjë me një faqe turpi të Këshillit të Evropës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...