20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për 2025: 103 miliardë lekë dhe investime në infrastruktura spitalore

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka bërë të ditur se buxheti i Ministrisë për vitin 2025 do të jetë 103 miliardë lekë, që kalon vlerën 1 miliard euro, duke zënë 12,57% të buxhetit të shtetit dhe 3,94% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB).

Në fjalën e saj në Kuvend, ku po diskutohej nen për nen buxheti i vitit 2025, Koçiu theksoi se “rritja e buxhetit vit pas viti është një angazhim i vazhdueshëm” dhe se ky fakt është i pasqyruar edhe në buxhetin e 2025 me një rritje prej 5% krahasuar me vitin 2024.

Ministrja njoftoi gjithashtu se 3,9 miliardë lekë janë shtesë për shëndetësinë në këtë buxhet, duke fokusuar investimet në rehabilitimin e 107 qendrave shëndetësore dhe hapjen e mbi 10 kantiereve të reja spitalore. Ajo përmendi disa projekte të mëdha infrastrukturore, si rikonstruksionin e QSUNT, maternitetin e spitalit të Fierit, shërbimin e patologjisë në Vlorë, dhe spitale të tjera në Pogradec, Shkodër, Berat, Lushnjë, dhe Korçë.

Koçiu nënvizoi gjithashtu shtesën prej 3,2 miliardë lekë për shpenzime korrente, që përfshijnë rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët në korrik të vitit 2024, e cila ka rezultuar në një rritje të pagave për disa kategori profesionesh deri në 120% në 5 vitet e fundit, me qëllimin për të rikthyer dinjitetin e punonjësve të shëndetësisë dhe për të garantuar një transformim të thellë të sektorit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“O është çmendur Europa, o ka diçka që nuk shkon me protestuesit”/ Rama reagon...

0
Parlamenti Europian ka rrëzuar amendamentin që lidhej me Sazanin dhe Zvernecin në rezolutën për Shqipërinë, duke miratuar dokumentin final me shumicë dërrmuese votash. Pas këtij...

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...