25.9 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Vdes tragjikisht Arben Tafaj, ish-kandidat i PD për deputet,ra nga 10 metra lartësi, ishte në gjendie të dehur

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Arben Tafaj, ka ndërruar jetë tragjikisht rreth orës 00:40 të datës 3 dhjetor 2024, në Rrugën e Dajtit, pasi ka rënë aksidentalisht nga një lartësi prej 10 metrash. Tafaj, 63 vjeç, dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur kur ndodhi aksidenti, dhe për shkak të plagëve të rënda, nuk ia doli të mbijetonte. Ai u dërgua menjëherë në urgjencën e spitalit të Traumës, por mjekët nuk mundën ta shpëtonin.

Pas ndarjes nga jeta të Arben Tafajt, mjeku dhe aktivisti Ilir Alimehmeti reagoi në rrjetet sociale, duke e kujtuar Tafajn si një qytetar elitar, një aktivist të pasionuar dhe një politikan me tone të moderuara qytetare. Alimehmeti shkroi se humbja e Arben Tafajt ishte një goditje e madhe për qytetin e Tiranës dhe për ata që e njihnin, duke e cilësuar atë si një njeri të urtë dhe të matur.

Arben Tafaj ka qenë një figurë e njohur në Tiranë. I diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ai kishte kryer gjithashtu një master shkencor për menaxhimin e pushtetit vendor. Në periudhën 2003-2015, ai ka qenë kryetar i minibashkisë nr.8 në Tiranë, një post që e mbajti për tre mandate. Pas kësaj periudhe, ai ka shërbyer si nënkryetar i PAA-së dhe kryetar i shoqatës “Tirana”. Tafaj gjithashtu ka qenë autor i artikujve të ndryshëm dhe bashkëautor në vëllimet e Serisë Biografike të figurave të njohura të Tiranës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte,27 Gusht 2026

0
♈ Dashi Një ditë dinamike ju pret. Mund të përballeni me një vendim që kërkon guxim dhe qartësi. Në dashuri, mos lejoni që një keqkuptim...

Parashikimi I motit, e Enjte, 27 Gusht 2026

0
E enjtja, 27 gusht, do të sjellë mot përgjithësisht të kthjellët në pjesën më të madhe të Shqipërisë. Sipas parashikimit të publikuar sot, do...

Dhunë në familje në Vlorë, burri godet me sqepar në ballë bashkëshorten

0
Një ngjarje e dhunës në familje është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në zonën e Ujit të Ftohtë...

Ndahet nga jeta Tim Curry në moshën 80-vjeçare, aktori që u bë ikonë si...

0
Aktori i njohur Tim Curry ka ndërruar jetë në moshën 80-vjeçare. Ai u bë veçanërisht i famshëm për interpretimin e personazhit Dr. Frank-N-Furter në...

Tragjedi në Koman, mbytet 20-vjeçari nga Kosova teksa lahej në liqen

0
Një ngjarje tragjike është regjistruar pasditen e kësaj të mërkure në liqenin e Komanit, në vendin e quajtur “Breg Lumi”, në Fierzë. Sipas informacioneve paraprake,...