22.1 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Çelja e negociatave/ Rama: “Negociatat për anëtarësimin janë një instrumentet transformimi i përditshëm, populli shqiptar e mbështeti reformën në drejtësi”

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský u shpreh se është fakt se negociatat për anëtarësim janë çelur zyrtarisht.

Më tej shtoi se kërkesa e BE për të hapur procese dhe ndëshkuar prokurorë dhe gjykatës së korruptuar përjashtuar nga Vettingu, është në sinkron me kërkesën e popullit shqiptar.

Pyetje: Keni thënë që kur të hapen kapitujt, drejtësia do të jetë  e para që do diskutohet , për ti shkuar deri në fund dënimit të të korruptuarve, do të kërkohet BE të ketë hetime të thelluara nga ata që ikën nga sistemi i drejtësisë për shkak se ikën se ishin të korruptuar.

Rama: Falënderimet i bëra që në mëngjes dhe vijova edhe më pas dhe kishte mbetur edhe falënderimi edhe për ju. Kjo konferencë është e një natyre tjetër. Sot flet fakti që negociatat për anëtarësim janë çelur zyrtarisht dhe puna konkretisht fillon pasdite. Asnjë fjalë nuk e zhbalancon dot peshën që ka ky fakt. Tani ju e dini që kërkesa për të hapur procese dhe ndëshkuar gjykatës dhe prokurorë të përjashtuar nga Vettingu për pasuri marramendëse të pajustifikuar është kërkesë e kahershme e BE dhe është në sinkron me kërkesën e popullit shqiptar që mbështeti reformën në drejtësi. Sistemin e drejtësisë e kishin kthyer në Pazar të turpshëm ku e drejta shitej blihej, tani besoj e kanë mësuar se si funksionon BE, dhe çdo gjë e shkruar është pjesë e memories së Komisionit dhe përsëritet për vite të tëra deri sa të bëhet. Negociatat për anëtarësimin janë një instrumentet transformimi i përditshëm, është kërkuar me ngulm për të shkuar në anëtarësim të plotë, por edhe me faktin që negociatat janë një transferim dije i pazëvendësueshëm dhe nuk e gjen dot në asnjë realitet tjetër dhe duhet të kemi parasysh që çdo hap në negociata duke nisur nga çdo kërkesë përbën një mundësi të re për të çuar përpara të gjithë aspektet e jetës së vendit.

Varheley: Sipas metodologjisë së re klasteri i parë që do hape dhe që do të mbyllet është shteti ligjor. Mund të konfirmoj se në nuk kemi për prapsur në kërkesat tona, ora duhet të ketë prova dhe ka raste që duhen zgjidhur.

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“America qëndron pranë Venezuelës”/ SHBA dërgon menjëherë ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare pas tërmeteve...

0
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që...

“Mund t’ia sugjeroni për foto profili”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën me kullën në qendër...

0
Ndryshimi i papritur i imazhit në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili zëvendësoi fotot e profilit dhe të kopertinës në Facebook me...

“Bëhu ushtar i prokurorisë!” – Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në GJKKO,...

0
Një debat i fortë mes ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka shoqëruar seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...