31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Çështja e Jorgo Goros ,SPAK mbyll hetimet, ja si u tjetërsua 10 mijë m2 tokë

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Jorgo Goron, ish-kryebashkiakun e Himarës, nën akuzat për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh. Hetimi u krye në kuadër të procedimit penal Nr. 189, vitit 2023, ku akuzat përfshijnë:

– Shpërdorimi i detyrës
– Falsifikimi i dokumenteve
– Falsifikimi i vulave dhe stampave
– Mosdeklarimi i pasurive

Akuzat

– Jorgo Goro** akuzohet për shpërdorim detyre dhe mosdeklarim të pasurive, duke dërguar dokumente të falsifikuara për regjistrim në ZVRPP Vlorë.
– Jerasimo Bash*, ish-drejtor i Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës, është akuzuar gjithashtu për shpërdorim detyre.
– Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikokaj, ish-drejtorë të ZVRPP-së, janë akuzuar për shpërdorim detyre për lëshimin e dokumenteve të falsifikuara.
– Stavri Mëhilli akuzohet për falsifikim dokumentesh dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Detaje të Shtesë

1. Episodi i parë: Goro dhe Bashi dërguan dokumente me të dhëna të rreme për regjistrimin e pasurive.
2. Episodi i dytë: Ata konfirmuan një plan rilevimi me informacione të gabuara për pasuritë, duke e shkelur ligjin.
3. Sekuestrim: Pasuritë e krijuara nga veprat e paligjshme janë vendosur nën sekuestro preventive.

Në lidhje me të pandehurin Stavri Mëhilli, nga hetimi penal ka rezultuar plotësisht e provuar se ky shtetas ka përdorur më shumë se një herë dy formularë të falsifikuar. I pandehuri ka paraqitur kërkesë pranë Bashkisë Himarë, më datë 11.03.2019, me objekt “Regjistrimin e pronave të tij që i disponon me AMTP në vendin e quajtur “Llangadhaqa” dhe “Perivolo”, kundrejt ligjeve në fuqi”. Bashkëngjitur kërkesës, i pandehuri ka bashkëngjitur Aktin e Marrjes së Tokës në Pronësi Nr. 9677, datë 07.02.1994, i cili është provuar të jetë i falsifikuar në përmbajtje, në pjesën që lidhet me pasurinë Nr. 36/36/1, ndodhur në Perivolo, me sipërfaqe 5512 m2, e llojit “Truall”. Po kështu, ky formular (AMTP), referuar aktit të ekspertimit teknik – grafik Nr. 5227, datë 20.06.2023, të kryer nga ana e Institutit të Policisë Shkencore Tiranë, ka rezultuar të jetë i falsifikuar në nënshkrimin e shtetasit K. Gj., Kryetar i Komisionit dhe nënshkrimin e shtetasit M. Gj., Përfaqësues i Rrethit në Komision. Ky akt rezulton të jetë ai bazë, i përdorur gjatë gjithë procedurës së regjistrimit të pasurisë. I pandehuri Stavri Mëhilli, provohet të ketë paraqitur dhe përdorur një formular tjetër i cili është provuar të jetë i falsifikuar. Bëhet fjalë për Formularin Nr. 6 (Lista e Familjeve që morën tokë në pronësi), fshati Gjilek, Rrethi Vlorë.

Në këtë formular të paraqitur dhë përdorur nga i pandehuri, i cili ka shërbyer si dokument bazë për regjistrimin e pasurisë të identifikuar me numër 36/36/1, i cili përmban të dhëna të rreme në lidhje me sipërfaqen prej 5512 m2, nga akti i ekspertimit është provuar të jetë i falsifikuar nënshkrimi i shtetasit K. Gj., Kryetar i Komisionit të tokës në fshat. Përdorimi i këtyre dy formularëve përfshin të gjithë procedurën e ndjekur, duke nisur nga Bashkia Himarë për të përfunduar tek ASHK-ja Vlorë.

Përveç këtyre dy formularëve, i pandehuri Stavri Mëhilli provohet të ketë përdorur më shumë se një herë edhe dy dokumenta të tjerë të falsifikuar, konkretisht shkresën Nr. 1492/2 Prot., datë 22.07.2019, dhe shkresën Nr. 1492/1, Prot., datë 22.07.2019. Këto dokumenta të falsifikuara, rezulton të jenë përdorur pranë Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, si edhe pranë noteres S. H., e cila ka përpiluar kontratën “Premtim Shitje”, me Nr. Rep. 836; Nr. Kol. 559, datë 25.07.2019.

I pandehuri Stavri Mëhilli, provohet gjithashtu të ketë shitur pasurinë e përfituar nga kryerja e veprave penale sipas nenit 186/2 e 190/2, të Kodit Penal, duke qenë në dijeni të plotë të prejardhjes kriminale të saj. Transaksioni është realizuar kundrejt përfitimit financiar dhe transferimi i pasurisë është bërë me qëllim fshehjen e origjinës së paligjshme, formë objektive kjo e kryerjes se veprës penale, e parashikuar në gërmën “a” të paragrafit të parë të nenit 287, të Kodit Penal.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...