21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Çështja “Nayara” shndërrohet nga sporti në shqetësim shoqëror dhe njerëzor

Çështja e sportistes Nayara ka kaluar tashmë kufijtë e sportit, duke u kthyer në një situatë më të gjerë dhe delikate, me dimensione njerëzore dhe shoqërore.

Në një intervistë ekskluzive për Top Channel, Nayara deklaroi se ndihet e diskriminuar, ndërsa aktualisht ndodhet e izoluar në Tiranë, me mbështetjen e psikologes të vendosur nga klubi dhe me ndihmën e vajzave të tjera të ekipit.

Edhe pse ndodhet disa mijë kilometra larg, nëna e saj, Claudia Goulart, ka kontaktuar Top Channel për të kërkuar ndihmë për vajzën e saj dhe për të shprehur shqetësimin e saj për gjendjen e Nayarës:

“Përshëndetje, jam nëna e Nayarës dhe jam shumë e kënaqur që kam vënë re se po e ndihmoni dhe mbështetni vajzën time, kjo sepse për fat të keq, unë jam shumë larg saj dhe jam mërzitur shumë që ajo po vuan.
Do të doja të kishte edhe një avokat që të merrej dhe t’i ngarkonte të gjithë përgjegjësinë atyre që po i bëjnë këtë gjë, dhe që po e bëjnë të përjetojë këtë situatë të vështirë.”

Situata e Nayarës ka ndezur diskutime mbi mbrojtjen e sportistëve dhe drejtësinë brenda klubeve sportive, duke nxjerrë në pah nevojën për mekanizma mbështetës dhe përfaqësues ligjorë që garantojnë sigurinë dhe respektin për atletët.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...